Basha prezanton paketën fiskale të
PD: Do ulim TVSH nga 20 në 15 %

Basha prezanton paketën fiskale të<br />PD: Do ulim TVSH nga 20 në 15 %
Opozita ka prezantuar ofertën e saj për taksat në vend. Në një tryezë me sipërmarrës dhe drejtues të PD, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha tha se oferta e demokratëve shkon për nxjerrjen e vendit nga kriza ku është zhytur.
 
Lideri i opozitës njoftoi propozimin e ri për uljen e me 25 për qind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar duke propozuar TVSH në masën 15 për qind. 
 
"Vendimi që do të komunikoj tani nuk ka qenë një vendim i lehtë dhe ndoshta ka qenë çështja më e debatueshme në diskutimin e platformës fiskale në grupin e punës, dhe ju e dini fare mire se kemi një ekip superior në vlera e përvojë, një ndërthurje e shkëlqyer të përvojës dhe të kapaciteteve të reja. Ky propozim ka të bëjë me shkallën e TVSH-së në Shqipëri. Kjo është vendimi për ti dhënë Shqipërisë nivelin më konkurrues ne Ballkan të TVSH-së prej 15%. 15%, pra një ulje prej 25% e tatimit mbi vlerën e shtuar, si një instrument i fuqishëm ndërhyrje që do të rrezatojë besim dhe shpresë tek të gjithë zinxhirët dhe konkurrentët e zinxhirëve të ekonomisë shqiptare, duke nisur me konsumin dhe duke me mbaruar me prodhimin dhe me eksportin", tha Basha.

Fjalimi i kryetarit të PD Lulzim Basha me përfaqësues të biznesit‏

Të zhgënjyer nga rrëzimi përmes votave të kartonëve të amendamente të opozitës një vit më parë, kreu demokrat tha se nuk do të ketë më amendamente.
 
"Ndonëse vitin e kaluar ne çuam një paketë amendamentesh në Parlament prej 25 amendamentesh të cilat i diskutuam në një tryezë pjesëmarrëse si kjo, pak a shumë të ngjashme kjo nuk pati asnjë efekt, asnjë prej amendamenteve nuk u diskutua për meritën e tij por u rrëzua politikisht, verbërisht. Ndaj këtë të premte dhe javën e ardhshme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të çojë më amendamente", u shpreh kreu i PD-së.
 
 
Sipas tij paketa e demokratëve është një program alternativ që u ofrohet shqiptarëve. E megjithatë përfaqësuesit e biznesit, përtej aksionit politik të PD, kërkuan që beteja të bëhet në parlament, kreu i PD tha se kësaj qeverie i ka skaduar para kohe afati.

Për kritikat e kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jakaj i cili u kërkoi demokratëve që sipërmarrësit të bëhen pjesë e diskutimit të grupeve të punës dhe për analizën e dobët të situatës, Basha kishte këtë përgjigje:

Kreu i PD-së foli për një politike ndryshe në raport me biznesin kur tha se paketa fiskale e opozitës nuk parashikon ndjekje penale apo burg për mospagim taksash.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile