Basha, prezanton projektin e 
tramit, kërkon buxhet nga Rama

Basha, prezanton projektin e <br />tramit, kërkon buxhet nga Rama
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka prezantuar dje para një publiku të gjerë projektin për ndërtimin e një linje trami në kryeqytet. Por duket se kjo punë do të mbetet vetëm me kaq, pasi kryetari i bashkisë nuk ka fondet e duhura për të ndërtuar këtë tram. I gjendur përballë kësaj situate, në emër të qytetarëve të Tiranës, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mundësojë një buxhet që ky projekt të vihet në funksion, por që edhe nëse ai do të jetë partneritet privat publik, ai të administrohet nga Bashkia e Tiranës, pavarësisht se fondet Basha ia kërkon qeverisë.
 
Projekti
Në vitin e tretë të mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tregoi detajet mbi projektin për ndërtimin e linjës së parë të tramit. Sipas tij, linja e parë Kombinat-Kinostudio do të ketë një gjatësi prej 9 kilometrash. Sipas projektit lëvizja dhe koha e udhëtimit nga skaji lindor në atë perëndimor të Tiranës do të jetë 24 minuta. “Transporti me tram në këtë linjë do të përgjysmojë kohën e udhëtimit. Linja që ka një gjatësi për afro 9 km përllogarit në fazën e parë të transportojë 90 mijë pasagjerë në ditë, me një perspektivë të dyfishimit deri në 186 mijë pasagjerë në ditë në periudhën afatmesme”, ka theksuar Basha. Ndërsa kostoja e biletës së udhëtimit do të jetë 50 lekë.
 
Buxheti
Për kryerjen e këtij studimi janë financuar 720 mijë euro nga qeveria franceze. Por ky është vetëm projekt në letër, pasi ndërtimi i tij nuk duket i afërt për shkak të mungesës së financimeve. Rreth 160 milion euro është kostoja e ndërtimit të linjës së parë të tramvajit Kombinat- Kinostudio.

Kryetari Basha kërkoi mbështetjen financiare të qeverisë Rama. Duke iu drejtuar Edi Ramës edhe si ish- rival për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha kërkoi investime për këtë projekt që ka qene i përbashkët për të dy kandidatët. Por, gjurma e linjave të tramit dhe planet për ndërtimin e tij janë prezantuar edhe më herët nga kryebashkiaku Basha, ndërkohë qe sot është publikuar përfundimi i studimi i fizibilitetit për linjën e parë. Kur mbetet edhe një vit nga mandati i Lulzim Bashës si kryetar i bashkie, qytetaret e Tiranës nuk dihet se kur do ta kryejnë udhëtimin e parë me tram në kryeqytet.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale