Basha pro "Byrosë": Ftoj Edi 
Ramën të ulemi për "drejtësinë"

Basha pro Ramën të ulemi për "drejtësinë"">
TIRANE - Duke u tërhequr nga akuzat për Byronë e Hetimit dhe duke shprehur dakordësi për ngritjen e këtij institucioni të ri sipas versionit amerikan, lideri i opozitës Lulzim Basha i bëri ftesë publike kryeministrit Edi Rama për tu ulur në një tryezë e për të arritur konsensusin për reformën në drejtësi dhe pastrimin e sistemit nga të korruptuarit. 


"Sot ka ardhur momenti që të ndaj me qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për Byronë Kombëtare të Hetimit, si një strukturë speciale, e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, sigurisht sipas Kushtetutës nën drejtimin e Prokurorisë, e trajnuar me qendrat më të specializuara të botës, SHBA-të me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe më një mandat të qartë, të përcaktuar mirë dhe të domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordsinë tonë. Ky zotëri që çirret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi pse nuk e jep dakordsinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në , në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është momenti të flasë qartë si kryeministër, pa u fshehur pas ekspertëve që vetë ka emëruar. Të dalë dhe të thotë e do reformën në drejtësi, e ka me të vërtetë apo e kishte dhe e ka një alibi. Sepse  i leverdis drejtësia e kapur, drejtësia e shantazhuar, drejtësia si alibi dhe jo si fakt. I leverdis shantazhi, dosjet që i mban dhe i nxjerr sipas qejfit, pra i leverdis bizantizmi dhe jo e ardhmja europiane e Shqipërisë. Nëse po, i përsëris ftesën të ulemi dhe të punojmë me konsensus për t’i dhënë shqiptarëve një drejtësi të pavarur, eficente, të pastruar nga korrupsioni dhe të aftë për të qëndruar e pastruar nga korrupsioni por e pakapur politikisht", tha Basha.

Fjala e Bashes ne mbledhjen e grupit

Në mbledhjen me parlamentarët demokratë, Basha tha se Rama po bllokon reformën në drejtësi por kjo  duhet zgjidhur në një tryezë dialogu të përbashkët.

Koncesionet e qeverisë ishin kryefjalë e  Bashës në fjalën  para deputetëve të PD ndërsa paralajmëroi se do t'i drejtohet prokurorisë për të gjitha rastet me shkelje.  Basha tha se PD  është në këtë betejë jo vetëm politikisht por edhe  nga  ana ligjore.

Shqiptarët do të zgjedhin një qeveri të tyre dhe jo qeveri koncesionesh tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima