“Me këte bindje do vijojmë protestat, paqësore, për largimin e qeverisë Rama me dështimet spektakolare.Nuk ka e s’do ketë lajme të mira nga qeveria, ajo ka vetëm lajme të këqija. Deputetët brëndasallës do të bëjnë opozitën ndaj buxhetit, ndërsa ata jashtë do të protestojnë me qytetarët” tha Basha.
Duke folur përpara grupit të tij Parlamentar, Basha është shprehur se buxheti i vitit 2016 është buxheti i katastrofës, ndërkohë që një alternativë tjetër i propozohet qytetarëve, për një qeveri teknike.
“ky është buxheti i katastrofës, zhvatjes së qytetarëve që paguajnë taksa të larta, nga kusarët që i thonë vetes qeveri. Projekt buxheti i fundit i plotë i kësaj qeverie është akti i fundit i të zezës mbi të bardhë i kesaj qeverie. Ne kemi propozuar largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike, ne qëndrojmë e do qëndrojmë fort në këtë zgjidhje, permes protestave” tha ai.
Perspektiva e keqe e kësaj qeverie nuk është prognozë, sipas Bashës, i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen pa dallime politike, përtu mbledhur para Parlamentit, që të largohet qeveria dhe të diktohet marrëveshja për kijimin e qeverisë teknike.
“I shtrënguar në rrëfimin e dështimeve, Rama po trumbeton se po bën shtet, por ai ka vajisur me paratë e korrupsionit propagandën për të ngritur mitin e shtetformimit. Me dashje ose nga injoranca fyen një popull qe ka ditur të jetojë edhe në kohërat më të errëta, ngatërron lidhjet mes ligjit, lirise e së drejtës që sduhet të përplasen e fërkohen”ka thënë Basha.
“Këtë shtet e kosniderojmë non grata, ne e refuzojmë, ne e luftojmë” ka përfunduar Basha duke theksuar se ky është buxheti i fundit që kjo qeveri miraton.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)