Basha: PS në ditët më të errëta
Rama i trëmbet zgjedhjeve të lira

Basha: PS në ditët më të errëta<br />Rama i trëmbet zgjedhjeve të lira
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar Partinë Socialiste si një parti e cila destinon që të zhduket nga jeta politika, duke u nisur nga mënyra e zgjedhjeve të instaluara nga kryetari i saj, Edi Rama, që nuk lejon organizimin e zgjedhjeve.

Duke folur nga konventa e të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Basha ka theksuar se sot Shqipëria vuan, pasi kjo klikë në qeverisje synon të minojë zgjedhjen, kërkon ta zëvendësojë atë me pseudo zgjedhje që e ka nisur brenda saj, duke imponuar zgjedhjen mes më të nxirëve, jo më të mirëve.

Socialistët në vend që të zgjedhin mes një inxhinieri e mjeku duhet të zgjedhin mes trafikantit të drogës dhe tutorit të prostitucionit. Edi Ramës i duhet të shpërfytyrojë PS pasi zgjedhja e lirë e tremb, pasi zgjedhja e lirë është llogari dhe llogarinë e ka keq e më keq brenda PS dhe me qytetarët.Edi Rama prishi zgjedhjen e lirë, investoi para krimi e korrupsioni në fushatën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Është modeli i frenimit të zhvillimit, modeli i tjetërsimit të vlerave e identitetit tonë si evropian e evropian dashës. I urojmë forcës së kundërshtarëve tanë në këto ditë të errëta politike, në këtë përballje që ka nisur si një parti dhe është kthyer si një gazermë e kryetarit. Partitë që mbysin votën e lirë e që asgjësojnë vullnetin e lirë të anëtarëve janë të destinuara të zhduken nga harta e historisë politike” ka thënë Basha.

Ai iu ka thënë të rinjve se,  ajo që i bashkon ata është vlera, besimi se Shqipëria e së nesërmes do të jetë ndryshe, idealet, prandaj të rinjtë demokratë janë mbledhur jo për emra por për vlera, jo për pazare por për besim,që Shqipëria të ecë përpara.

Ne tha Basha, kemi zgjedhur një model që qëndron në themel të domokratëve dhe është modeli i zgjedhjes së vërtetë, jo të trukuar, të lirë, jo dorëmbajtur e diktuar, zgjedhjes mes vlerave jo antivlerave.

Ky model, shtoi ai është celësi i shoqërive të përparuara, është modeli i PD-së, modeli i FRPD, pasi ska liri më të madhe se liria për të zgjedhur.


Fjala e kryetarit te PD, Lulzim Basha ne konventen e FRPD per zgjedhjet për kryetar në 53 degët e saj

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois