Basha publikon shifrat: Rama shpenzon 700 mijë dollarë në vit për fluturime me avion privat! 52 mln euro për luks qeveritar! Duhet vettingu në politikë

Basha publikon shifrat: Rama shpenzon 700 mijë dollarë në vit për fluturime me avion privat! 52 mln euro për luks qeveritar! Duhet vettingu në politikë

Kreu i PD, Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një statusi në rrjete sociale akuzon kryeministrin Edi Rama se shpërdoron taksat e shqiptarëve përmes fluturimeve me avion privat.

Basha ka treguar edhe shiifra ku thotë se Rama me avionin e tij privat shpenzon 700 mijë dollarë në vit kosto fikse, ndërsa shton se 1 orë udhëtim kushton rreth 15 mijë dollarë.

Basha shprehet se për këtë shpërdorim të taksave është i domosdoshëm vettingu në politikë. Sakaq, kreu i PD thekson se duhet të kemi politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.

Statusi i Bashës
Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.

Foto e publikuar nga Basha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër