Basha publikon sms e gardistit:
Ja pse Rama e mbrojti Tahirin

Basha publikon sms e gardistit:<br />Ja pse Rama e mbrojti Tahirin<br>
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka publikuar mesazhin e një gardisti, i cili tregon arsyen pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti. Punonjësi i Gardës i shkruan Bashës se më datë 17 tetor zonja e Tahirit ka qëndruar në ish-zyrën e ish-ministrit rreth 5 orë.

Ndërkohë, në mesazhin dërguar kreut demokrat thuhet se aktualisht Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës, ku vetëm 10 ditë më parë ai ka qënduar disa orë aty.

“Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes: “Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë”.”, shkruan Basha në 'FB'.

d.c/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik