Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
Sali Berisha dhe Lulzim Basha
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj pranimit publik të Sali Berishës se amnistia e votuar me Edi Ramën ishte një goditje kundër SPAK. Basha e cilëson këtë veprim si “hipokrizi në formën e saj më të pastër,” duke akuzuar Berishën për sabotimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të korruptuarve.
Sipas Bashës, ky moment tregon qartë diferencën mes atyre që luftojnë me koherencë kundër korrupsionit dhe atyre që bëjnë pazare në kurriz të drejtësisë. Ai u bën thirrje qytetarëve të zgjedhin të ardhmen dhe integritetin më 11 maj.
Postimi i plotë i Bashës:
Berisha pranon vetë se amnistia e votuar me Ramën ishte një goditje kundër SPAK, por nuk mban përgjegjësi për lirimin e të korruptuarve. Kjo është hipokrizi në formën e saj më të pastër.
Dikur na akuzonte ne se po shpifnim vetëm sepse paralajmëruam disa herë pasojat e pazarit mes tij dhe Edi Ramës, ndërsa sot pranon hapur se pakti i tij me mazhorancën sabotoi drejtësinë dhe mesazhin që SPAK kërkon të çojë kundër pandëshkueshmërisë.
Ky është momenti për shqiptarët të kuptojnë se kush ka vepruar gjithmonë me koherencë dhe kush ka bërë pazare në kurriz të luftës kundër korrupsionit.
Më 11 maj, vota juaj do të jetë mes atyre që mbështesin sinqerisht punën e SPAK, dhe atyre që e përdorin parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit. Zgjidhni të ardhmen, jo hipokrizinë!
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.2%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
‘Xibraka’/ SPAK rrëzon sërish Sali Berishën: S’ka kallëzim nga ‘anonimi’ Zaho Koka për Olsi Ramën
20 Janar, 16:23
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20
-
‘Binom i pandarë me Ballën’, Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Të përshëndes nga Uashingtoni doktor pazari
20 Janar, 16:09
-
Basha takon Grenell para ceremonisë presidenciale: Kam besim se Trump dhe ekipi i tij do ta avancojnë çështjen shqiptare, tendenca destabilizuese nga Rusia
20 Janar, 15:12
-
'Jemi 14 vite me vonesë në mbledhjen e provave', gazetari Mahmutaj: Vetë Berisha tha, më 21 janar 'do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë'! Nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje
20 Janar, 14:07
-
'Toyota Yaris'/ Dumani paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj! Të gjithë të barabartë para ligjit
20 Janar, 13:15
-
Basha me Sekretarin e Thesarit të Trump: Një epoke e re ekonomike po fillon
20 Janar, 12:55
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
A do shkojë në SPAK nëse thirret për 21 Janar? Berisha hesht e sulmon SPAK: Institucion politik, komandohet nga Rama
20 Janar, 12:30
-
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
20 Janar, 12:03
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46