Basha publikon videon, ish-oficeri Emiljano Nuhu: Më kërcënuan me armë tek koka që të liroja djalin e deputetit

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka publikuar videon ku ish-oficeri i Policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, deklaron se është kërcënuar me pistoletë në kokë në prani të deputetit të PS, Taulant Balla, deputeti i PS, Rrahman Rraja dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Basha akuzoi deputetin e PS-së si të lidhur me krimin dhe se Balla po e trajton këtë rast si inskenim nga opozita.

Një vajzë e pambrojtur është dhunuar, përdhunuar, rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë sistematike. Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të rëndë. Mbi të gjitha ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rraja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit. Së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërisht ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisarin Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin.

Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e cdo kujt janë të rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit. U bëj thirrje të gjithëve qytetarëve, veçanërisht grave dhe vajzave, që të mos heshtin por të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër këtë krim shtetëror ndaj një gruaje të pambrojtur. Nëse nuk ngremë zërin të gjithë bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë as pronën, as jetën dhe as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit. Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Në videon e publikuar nga Basha, ish- oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, në një intervistë për gazetarin Basir Çollaku, thotë se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja bashkë me të villain, dhe në prezencë të Ballës dhe kryebashkiakut Artur Bushi.

Me një pistoletë në kokë, ish-oficeri pretendon se i është kërkuar që të ndalojnë hetimet për akuzën se djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja kishte përdhunuar një vajzë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 27/09/2018 13:06

    Ore ku i gjen kete babale ky ore basha le nam me keto gjera

    Përgjigju
  • Hahahahha: 27/09/2018 08:10

    Po ikni o qesharak se as femijet ne klas par nuk besojn keto perralla. Po me sa mendje thoni qe balla paska vajt ne komisariat te fush krujes me nxjerr nji nga burgu kur mund ta kishte ba me nji telefonat . Ik o lul bej ndonje make-up se nuk merret pushteti kshu

    Përgjigju
  • Gjarpri: 26/09/2018 20:35

    E gjith kjo vidjo po ta dogjoni me vemendje esht si nje perrall,ato gjera qe thot ai skan ndodh ne 97 jo tani,si ka mundesi i jep aq rendesi vetes ai pler pse duhen perdor gjith ato njerez me imunitet per nji polic,ne e dime si funksjonon nje telefonat jo te shkojn kater burra shteti per ate langaraq qe ka te vellain ne burg per vjedhje pulash,po ky palaco kerkon azil dhe e perdorin dhe per politik.

    Përgjigju
    • Fredi: 26/09/2018 22:02

      Perrall ishte dhe Audi A8, perrall eshte dhe Babalja, por nuk po shohim mbarimin e perralles. Keni nena dhe mitra juve? A ju vjen zor apo jo?

  • Ujku: 26/09/2018 20:00

    Per mendimin tim kjo esht nje shfaqe politike qe esht nje super genjeshter ky kopil polic qe e perdorin per arsye politike,politicanet po perdorin metoda nga me te ndryshmet per te njollos partin socjaliste,dhe partia socjaliste po te njejtat gjera do bente po te ishte ne opozit,ktu ne shqiperi esht nje politik shum pler po morin ne qaf njerzit Per arsye politike kjo esht nje masaker qe po i bohet popullit turp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Francë/2 vajza goditen me thikë para shkollës, arrestohet autori

 Francë/2 vajza goditen me thikë para shkollës, arrestohet autori