Basha shpall fitoren pa nisur numërimi: Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, fitorja për Aleancën për ndryshim

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shpallur fitoren e koalicionit Aleanca për Ndryshim ende pa nisur procesi i numërimit. Sipas Bashës qytetarët shprehen vullnetin në kutitë e votimit dhe se në fund fiton Shqipëria.

"Faleminderit të gjithë qytetarëve që zgjodhën ndryshimin, ky është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, kanë besim të plotë që numëruesit do e përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton", tha Basha.

Gjatë ditës së sotme kryedemokrati bëri thirrje që shqiptarët të dalin të votojnë, thirrje që u përsëritën edhe nga Elbasani dhe Durërsi ku ishte i pranishëm. Basha, nëpërmjet një video-mesazhi u përcjell një mesazh qytetarëve të cilëve u kërkojnë që të votojnë për të. Ai ka përdorur disa fëmijë të cilët shfaqen në video duke cituar shprehjen: “Voto për mua”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:50
Paloka dhe Alibeaj shpallin fitoren në Durrës e Fier: Faleminderit që na besuat! Procesi i numërimit do jetë i qetë

Në Durrës dhe në Fier, drejtuesit politik të PD-së kanë shpallur fitores. Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë pothuajse të ngjashme, kanë falënderuar qytetarët që sipas tyre u kanë besuar, së dyti kanë shprehur bindjen se procesi i numërimit do të jetë i qetë dhe së fundi shpallin fitore entuziaste.

“Është momenti që të shohim nga e ardhmja të projektojmë të ardhmen tonë, është momenti të falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe punuan, sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot, prandaj unë kam falënderimet më të mëdha për të gjithë. Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjithë procedurave dhe në fund kjo fitore do të konfirmohet në të gjithë kutitë e votimit.”- u shpreh Paloka.

“Një fitore e të gjithëve, një falënderim për të gjithë që gjatë kësaj periudhe n besuan në rrugën tonë, u treguan të vendosur, është fitore, ka fituar Shqipëria, kam siguri që do jetë një proces numërimi i pastër dhe korrekt për ta ruajtur mirë në djepin e shpresës këtë fitore tonën. Votat janë në kuti, fitorja e është e qytetarëve”, tha Alibeaj.

Ora 22:48
Bardhi nga Elbasani: Të nisë sa më parë numërimi i votave, PS të caktojë numëruesit në KZAZ-t

 

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi i bëri thirrje PS-së që të caktojë sa më parë numëruesit për KZAZ-të dhe të nisë sa më parë numërimi i votave. Bardhi tha se duhet t;i ofrojmë Elbasanit një proces të qetë dhe korrekt.

‘Të jeni të sigurt se sot çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për vete dhe për familjen. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. Unë sapo bëra thirrje për të nisur sa më parë procesin e numërimit, një proces model korrekt të numërimit. Ftoj PS të caktoj numëruesit për KZAZ-të dhe të nisë sa më parë procesi i numërimit, t’i ofrojmë Elbasanit në proces të qetë dhe korrekt. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe për Elbasanin, ftoj PS-në që të caktojë numëruesit dhe të nisë në mënyrë më korrekte të mundshme procesin e numërimi.’- tha Bardhi.

Ora 21:08
Basha shpall fitoren pa nisur numërimi: Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, fitorja për Aleancën për ndryshim

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shpallur fitoren e koalicionit Aleanca për Ndryshim ende pa nisur procesi i numërimit. Sipas Bashës qytetarët shprehen vullnetin në kutitë e votimit dhe se në fund fiton Shqipëria.

"Faleminderit të gjithë qytetarëve që zgjodhën ndryshimin, ky është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, kanë besim të plotë që numëruesit do e përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton", tha Basha.

Ora 18:47
Leskaj në Vlorë: Pjesëmarrja ka qenë e madhe, dilni votoni në minutat që kanë mbetur

Bujar Leskaj, kandidatë i PD në Vlorë, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime edhe në këto pak minuta që kanë mbetur nga mbyllja e procesit të votimit. AI tha se pjesëmarrja në votime ka qenë i madh, ndërsa thekson se dhe ato pak minuta që kanë mbetur nga mbyllja e votimit të shfrytëzohen nga qytetarët për të dhënë votën e tyre.

"Edhe 30 minuta nga mbyllja e votimit. Ju falenderoj për pjesëmarrjen në votime dhe që iu përgjigjët thirrjes për Ndryshim. Dita e sotme është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve. Sot me votën tonë do të vendosim ndryshimin! Të jeni të bindur që sot ne do të fitojmë!Kam një ftesë për ju!Në këto minuta të mbetura dilni dhe votoni masivisht të gjithë, sepse ky është momenti juaj! Votoni kundër arrogancës, kundër harbutërisë, kundër marrëzisë së një njeriu që mendon se është pronar i vetëm i këtij vendi! Rivendoseni dinjitetin, rifitoni lirinë, ndëshkoni sot me votën tuaj!Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për rininë, për dinjitetin e nëpërkëmbur kaq vjet!Për Shqipërinë ku duam të jetojmë krenarë e me dinjitet!Askush nuk do të prishë festën demokratike të shqiptarëve. Sot vetëm ju do të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë. Vetëm ju do të votoni, vetëm ju do të vendosni! ", tha Leskaj.

Ora 18:15
Basha nga selia PD-së: Ditë e jashtëzakonshme, dilni masivisht edhe votoni

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga selia blu u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë masivisht.

‘Të dashur bashkëqytetarë kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë mundësi për të votuar. Nëse nuk keni votuar akoma merreni këtë mundësi tani dilni nga shtëpitë tuaja, votoni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse keni votuar faleminderit! Trokisni në një derë tek dikush që nuk ka votuar, merreni çojeni të bëjë edhe ai apo jo detyrën ndaj  fëmijëve dhe të ardhmes tonë të përbashkët. Është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare. Është dita kur të gjithë së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri të shpresës dhe të ardhmes për çdo shqiptarë. Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë, dilni masivisht dhe votoni. Dilni dhe votoni në kutitë e votimit.’- tha Basha.

Ora 16:46
Basha në Durrës: Të gjithë masivisht shkoni votoni, procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga qyteti i Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht, kur kanë mbetur edhe dy orë nga procesi i votimit.

‘Të gjithë masivisht edhe dy orë e gjysëm mbyllen kutitë. Dimri po merr fund dielli po shkëlqen. Ditë e bukur Durrësi i bukur e ardhmja e bukur që na pret. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve. Të gjithë drejt kutive të votimit. Të mos mbetet askush pa votuar. Asnjë koment përveç të gjithë në Edhe dy orë e gjysëm për të mb6yllur kutitë e votimit. Sot është dita juaj.’- tha Basha.

Ora 15:13
Pas votimit, Basha shkon në Elbasan: Qytetarët të dalin të votojnë

Pas votimit në mëngjes në njësinë nr. 8 në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Elbasan, ku po zhvillon takime më qytetarë duke i ftuara ata të ushtrojnë të drejtën e votës.

Mesazhi i kryedemokratit ka qenë "dilni në votime".

"Qytetarët që ende nuk kanë dalë të votojnë, të votojnë masivisht dhe të votojnë për fëmijët e tyre familjen dhe të ardhmen e  tyre. Në këndvështrim e vëzhguesve tanë në terren ka një pjesëmarrje të mirë por ka ende qytetarët që duhet t'i drejtohen kutive të votimit. Thirrja jonë është të dalin dhe të marrin në dorë fatet e tyre, kanë mbetur edhe rreth 4 orë dhe duhet të dalin të votojnë. E kam bërë nga Tiranë, tani nga Elbasani dhe pas pak këtë thirrje do e bëjë edhe në Durrës. Ka shumë qytete ku do doja të shkoja por është e pamundur, por mesazhi është i njëjtët për të gjithë dilni dhe votoni, ky është misioni i rëndësishëm i ditës së sotme.", tha Basha

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rrras lala sone: 25/04/2021 21:23

    O lyrzim lëtyra po ku i numurove votat o kaush fara lule djelli apo ti numuroi pijaneci bastard ristani. Po ristan kaka ska si i numuro prandaj ëndra mos shiko o lyrzim lëtyra prit vullnetin e popullit se dhe ksaj radhe Edi Rama ta rrrasi e ta plasi o lul glasi. 5-0 o mor lyl komplet dyl.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki