Basha qetëson “kritikët” në parti 
 “PD-ja nuk kërkon koka turku”

Basha qetëson “kritikët” në parti <br /> “PD-ja nuk kërkon koka turku”
TIRANË - Për dy javë me radhë Lulzim Basha i ka injoruar me heshtje zërat e shtuar kritikë brenda partisë pas humbjes së 21 qershorit. 

Megjithatë pas takimit me presidentin socialist të Parlamentit Evropian Martin Schulz Basha nuk e ka shmangur dot komentin për kokat e turkut brenda selisë blu.

"Spekulimet për koka turku bëhen mesa duket për tirazh sepse Partia Demokratike nuk ka qenë dhe nuk është parti që bën koka turku", tha Basha. 

Por fakti që nuk do ketë kokë prerë nuk përjashton aspak analizën e thellë dhe nxjerrjen e përgjegjësive të humbjes së zgjedhjeve.

Gazetarja: Zoti Basha pse po e vonon analizën e zgjedhjeve të 21 Qershorit Partia Demokratike?
Basha: E keni gabim PD nuk po e vonon aspak procesi sapo ka nisur dhe do të vazhdojë me eficencë të madhe dhe pa asnjë vonesë . PD është parti që merr përgjegjësi merr vendime konfirmon besimin aty ku besimi është dhënë rivendos besimin aty ku besimi duhet rivendosur

Këtë e vërteton edhe ky formular tip që ka siguruar A1 Report ku duket qartë sesi do të verifikohet çdo detaj i rezultatit të zgjedhjeve.

tabela

Tabela me kërkesa të specifikuara i është dërguar çdo dege dhe njësie të PD në Tiranë e rrethe dhe drejtuesve iu kërkohet shkurrja të arsyeja kryesore se pse kanë rrjedhur vota.
 
Krahasimi në çdo lagje i votës me zgjedhjet e shkuara dhe faktet e tjera që do shërbejnë për analizën e rreptë që pritet të zhvillohet brenda selisë së demokratëve.



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)