Basha: Qeveria Rama-Meta u ka
vënë topin ekonomisë së shqiptarëve

Basha: Qeveria Rama-Meta u ka<br />vënë topin ekonomisë së shqiptarëve
FIER- Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama-Meta për dështim në përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe rendit, si dhe rritje të kriminalitetit. Në aktivitetin e organizuar me rastin e 23-vjetorit të themelimit të PD-së në Fier, Basha tha se “Partia Socialiste nuk ka bërë asgjë për Fierin”, ndërsa shton se qeverisja e të majtëve ka rritur çmimet dhe ka shtuar varfërinë.
 
“Megjithëse PS thotë se Fieri është bastion i tyre nuk qëndron, sepse demokratët e Fierit kanë treguar në çdo rast zgjedhjen e tyre dhe përfaqësimin me njerëz të denjë në zhvillimet e vendit. PS asgjë nuk ka bërë për Fierin, hidhni vështrimin. PD ka kryer në qeverisjen e saj qindra kilometra rrugë dhe vepra, ndërsa PS ka mbjellë varfëri. Edi Rama hodhi poshtë amendamente. 39 prej amendamenteve të PD janë hedhur poshtë nga PS dhe Rama. Fakti i rritjes së çmimeve dhe karburantëve është një tjetër vendim i kësaj qeverie e cila u ka vënë topin ekonomisë së shqiptarëve. E majta po regjistron regres edhe në sektorin e rendit. Është rritur krimi.”, u shpreh Basha.
 
Nga Fieri, Basha ka ftuar qytëtaret në revolta popullore për të kundërshtuar rritjen e taksave dhe krizën, që po prek çdo familje shqiptare.
 
“Ne do të kundërshtojmë këtë qeverisje. Nuk mbahet rendi me propogandë dhe duke zhveshur nga detyra punonjësit e përkushtuar dhe profesionistë. Revoltë kundër çmimeve dhe krimit. Nuk do lëmë që kriza të zërë poshtë shqiptarët por do të vendosim para përgjegjësisë”, tha Basha.
 
Më tej, kreu i PD-së u ndal tek ringritja e forcës politike që ai drejton, duke bërë thirrje për integrimin e të gjitha shtresave.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit