Basha: "Koço lamtumirë", fitoi jo 
vetëm PD, por të gjithë shqiptarët 

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha e vlerësoi pozitiv vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Sipas Bashës, kjo nuk është vetëm fitore e PD, por edhe e të gjithë qytetarëve shqiptarë. 

"Sot është dita kur simboli i korrupsionit Koço Kokëdhima mori atë që meritonte, heqjen e mandatit. Heqjen e mandatit për shkeljet kushtetuese, heqjen e mandatit për marrjen e fondeve publike. Para që në vend që të shkojnë për investime, përfundojnë në xhepat e oligarkëve dhe kryeoligarkut të jugut, Koço Kokëdhimës. Kjo është jo vetëm një fitore e PD, por është një fitore e të gjithë atyre që duan një politikë të pastër nga konflikti i interesit", u shpreh Basha.

​"Sot kemi arsye bashkë me shqiptarët se bashkimi me PD rreth vlerave e jo rreth sloganeve po fillon të japë rezultat, Koço lamtumirë", tha Basha.

Basha reagoi edhe më herët për heqjen e mandatit të Kokëdhimës.

Sipas tij, vendimi i marrë nga ana e trupës gjykuese për mbarimin e mandatit të deputetit socialist është një triumf i ligjit dhe drejtësisë.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut. Megjithatë, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin. Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës", ishte deklarata e Bashës. ​

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se Gjykata Kushtetuese i dha një goditje të merituar bashkëkryekusarit të shtetit, sivlla Kokëdhima, dhe kjo përbën një arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit të shtetit shqiptar, të parlamentit shqiptar.
 
“Kur mendon se dje dy vogëlushë, të nisur me të ëmën, për të takuar në burg, në qeli, të atin e tyre që mbahej brenda se kishte bërë një shtesë ndërtimi në një kohë kur ky kryekusar ndërton sarajet buzë uji në Qeparo duke shkelur 10 ligje, nuk ka sesi të mos ndjehesh i lënduar deri në palcë. Megjithë këtë dua ti shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të atit për dy engjëjt e humbur dhe dënoj me përçmim dhe neveri të madhe këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, nuk njeh normë, nuk njeh moral përveç pasurimit të tyre”, u shpreh Berisha.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale