Basha-qytetarëve:Bashkohuni më
27 në shesh,ja qëllimi i protestës

Basha-qytetarëve:Bashkohuni më<br />27 në shesh,ja qëllimi i protestës<br>
Kreu demokrat, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila do të nisë më 27 janar.

Basha tha se qëllimi kryesor dhe i vetëm i opozitës është lufta ndaj paligjshmërisë, që sipas tij, po sundon sot në vend.

"Drejtësia është kapur politikisht. Duam drejtësi për të papunët, për studentët, për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmërisë në vend. Sot kemi një narkoshtet, i ndërtuar mbi paligjshmërinë. Paligjhsmëria është themeli i zgjedhjeve të kapura, i votës së blerë, që ka cuar në një Parlament, qeveri e kryeministër të paligjshëm. Pasojat e paligjshmërisë i ndjen cdo shqiptar. Papunësia ka shkak kryesor paligjshmërinë, që i merr taksat shqiptarëve dhe i shpërndan te një grusht sunduesish. Objektivi i opozitës është dhënia fund e kësaj paligjshmërie. Për një Shqipëri me taksa të ulëta, që garanton mundësi punësimi. Ftojmë t ë gjithë shqiptarët të na bashkohen në manifestimin e kësaj proteste, që ka si qëllim luftën ndaj paligjshmërisë. PD ka nisur një dialog me të gjithë shqiptarët për t’i paraprirë protestës", tha Basha. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan