Basha, Ramës dhe BE-së: Ne
nuk do ta pengojmë integrimin

Basha, Ramës dhe BE-së: Ne<br />nuk do ta pengojmë integrimin
TIRANË – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar sot në distancë, Kryeministrit Edi Rama në Bruksel dhe përfaqësuesve më të lartë të BE-së një mesazh në të cilin garanton se opozita shqiptare nuk do jetë në asnjë rast, pengesë për integrimin e vendit tonë  në BE; në të kundërt, do vazhdojë të jetë promotore e këtij procesi.
 Por, Basha nënvizoi se “Rama duhet ta lexojë drejt dhe të reflektojë ndaj këtij mesazhi, si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për qëndirmin e tij përçarëse që në nisjen e detyrës.

“Dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë moment pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do të votojmë çdo ligj dhe akt shkon në përmbushje të kritereve të integrimit,”- deklaroi Basha nga selia e PD-së.
 
"Kryeministri Rama mori në Bruksel, mesazhin e qartë për të bashkëpunuar ngushtë me opozitën e vendit të tij" - tha ai. - "Ndërkaq sot, Partia Demokratike kërkon nga zoti Rama që ai ta lexojë drejt  dhe të  reflektojë pa humbur kohë  rreth  këtij mesazhi thelbësor për fatin e  integrimit të  Shqipërisë  në Europë  dhe për rolin përbashkues që duhet të luajë Tirana zyrtare në  marrëdhëniet me faktoret politikë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni  dhe në trevat e tjera. Ta lexojë jo si një mesazh rutinë por para së gjithash si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse e konfliktuale të zotit Rama në detyrën e  tij si kryetar i këshillit të Ministrave."
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar