Basha-Ramës: Vonove dy vjet 
reformën në drejtësi, gënjeve BE-në

Basha-Ramës: Vonove dy vjet <br />reformën në drejtësi, gënjeve BE-në
Kryetari i Partisë Demokratike reagoi përmes një statusi në FB, pas gatishmërisë së shprehur nga kryeministri Rama për të votuar reformën në drejtësi që sot.
 
Kreu i PD thotë se ishte mazhoranca dhe kryeministri Rama ata që vonuan me dy vjet reformën në sistemin e drejtësisë.

“E han turpin me buke lideri global. Gati PS të votojë që këte jave? Ka 2 vjet që gënjen. A nuk u tha të njëjtën gjë dhe Fules, Junckerit, Merkelit, Mogherinit, Kerryt, Hahnit?! Për 2 vite Edi Rama e vonoi, zvarriti dhe sabotoi me qëllim çdo përpjekje për një reformë të mirëfilltë në drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin. Mesa duket vazhdon vallen maskë-çjerrë dorë për dore me Koçon, Beqjen, Ahmetajn nga njëra anë, Shullazin, Tahirin, Ndokën, Prengën dhe Frroket në anën tjetër”, shkruan Basha.
 
Sipas tij, Partia Demokratike ka luftuar dhe do luftojë, mbrojë dhe votojë një reformë në drejtësi që jep drejtësi dhe dënon krimin dhe korrupsionin e lidhur pandashmërisht me qeverinë e këtij që në 2 vjet ju vodhi 2.2 miliard euro shqiptarëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton