Basha:Rama 'krekoset si gjeli majë
plehur', zhyti shqipërinë në krizë

Basha:Rama 'krekoset si gjeli majë<br />plehur', zhyti shqipërinë në krizë
Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në "Facebook", kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin, Edi Rama se po poshtëron popullin duke kandiduar sipas tij kriminelë e trafikantë si kandidatë në zgjedhje dhe duke mos i hequr ata edhe kur e kërkojn bota.

“E turpshme eshte te poshterosh popullin tend duke kandiduar kriminele e trafikante dhe mos ti terheqesh edhe kur ta kerkon publikisht mbare bota demokratike”, - shkruan Basha

Ai ka vijuarme akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të 21 qershorit, duke shkruar se janë urdhëruar drejtorët e administratës që të mbushin kutitë e votimit.

E turpshme eshte te urdherosh drejtoret e administrates te mbushin kutite e votimit”, -  shkruan ai.
 
Më tej, Basha shkruan se kandidatët e opozitës, vetë opozita dhe zgjedhësit  janë kërcënuar në zgjedhjet e fundit dhe kjo sipas tij është e turpshme.

“E turpshme dhe kriminale eshte te kercenosh kandidatet, opoziten dhe zgjedhesit. E turpshme dhe e pafalshme është të krekosesh si gjeli maje plehut nderkohe qe ke zhytur shqiptaret ne pasiguri dhe krize ekonomike”, - shkruan Basha

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)