Një ditë pasi Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e aftë të kryejë hetime për çdo lloj afere korruptive, ka reaguar sërish lideri demokrat Lulzim Basha. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, kryedemokrati thotë se Rama, po shndërrohet në avokat të aferave të tij.
“Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndërrohet si askush tjetër në avokat të saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro? Pse ka frikë nga e vërteta? Popullit i ka vajtur thika në palcë ndërsa kokoshi 200 milionësh kakaris me shpresën se do t'ja hedhë pa i hyrë gjemb në këmbë. Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuzë për vjedhjen e shekullit, jo 6 as 60 por plot 600 milion euro, dhe përsëri do t’i ikë hetimit”, shprehet kryetari i PD-së.
Sipas tij është e kotë që Kryeministri mundohet t’i ikë hetimit, pasi drejtësia do të zbardhë të vërtetën.
“E ka kot. Hetimi do të kryhet, drejtesia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet, ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare”, përfundon Basha.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com