Basha: Rama dje bllokoi vendin
drejt BE-së, sot e ka kthyer pas
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra sot në takimin e organizuar për Ditën e Europës, ku i ka kujtuar atij se ishte pikërisht ai që bllokoi çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërkohë që tani në pushtet po e kthen vendin prapa.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra sot në takimin e organizuar për Ditën e Europës, ku i ka kujtuar atij se ishte pikërisht ai që bllokoi çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërkohë që tani në pushtet po e kthen vendin prapa.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Basha thotë se Rama i ka harruar këto fakte, siç harroi kryebashkiaku i Kavajës arsyen e arrestimit të tij,
Ja reagimi i plotë i kryetarit të PD-së, Lulzim BashaEdhe Rames si Roshit nuk i kujtohet e kaluara.
Liar, është një fjalë që në Europë përdoret për të përshkruar njerëz si Edi Rama. Në Europë, gënjeshtari është dikush me të cilin të gjithë lajnë duart, sepse është i papranueshëm.
Sot në ditën e Europës, Edi Rama u shfaq me tërë përmasat e tij si gënjeshtar. Rrena e parë ishte se qeveria e mëparshme paska bllokuar afrimin e vendit me BE-në.
Po aplikimi për statusin e vendit kandidat, kur ndodhi? Po heqja e kufirit me vendet Schengen, lëvizja e lirë pa viza, kur ndodhi? Po rekomandimi per statusin kur ndodhi? Po bllokimi i marrjes së statusit të vendit kandidat, për shkak se Edi Rama refuzoi të votonte 3 ligjet, kur ndodhi? Edhe Rames si Roshit nuk i kujtohet e kaluara...
Kur ishte në opozitë bëri gjithçka që kishte në dorë për ta mbajtur vendin larg Europës. Sot në pushtet, më keq akoma, e ka kthyer vendin pas.
Inkriminimi i politikës dhe zyrave publike, shkatërrimi i zgjedhjeve dhe goditja e votës së lirë, krimi i organizuar, Shqipëria e para ne listën e drogës, korrupsioni në çdo degë të qeverisjes, ekonomia në humnerë, vrasja e shpresës dhe eksodi masiv, të gjitha këto janë jo vetëm akte të Edi Ramës kundër popullit të tij, por sidomos akte anti-Europë. Kush nuk e di se ky përzgjodhi pikërisht ata që kishin kryer krime dhe vrasje në Europë, Roshët, Bushët, Prengët, Ndokët, Frrokët, për të përfaqësuar shqiptarët në Parlament, pushtet vendor etj.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë shpesh në udhëkryq. Ka pasur ky vend në historinë e tij pengesa e armiq në rrugëtimin drejt Europes, që kanë dashur ta mbajnë larg aspiratës shekullore. Dje Haxhi Qamili e më pas regjimi komunist, dhe sot Edi Rama. Por nuk ia kanë dalë asnjëherë. Shqiptarët dinë të zgjedhin, dhe zgjedhja është e qartë. Vetëm një Shqipëri pa Edi Ramën është Shqipëri europiane.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor, 18:31
-
Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)
26 Dhjetor, 18:21
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor, 17:54