Basha: Rama e pranoi se duhet
shembur Republika e Vjetër 

Basha: Rama e pranoi se duhet<br />shembur Republika e Vjetër 
PRRENJAS-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e Ramës në komunikimin Javor për reformën në administratë, që sipas tij është parë nga të gjitha partitë përveç PS, si tepsi.
 
Basha deklaroi se Rama e pranoi se duhen reforma dhe duhet shembur Republika e Vjetër, por sipas tij nuk tregoi se çfarë e pengoi të mbante premtimet.
 
Një orë më parë ka ndodhur gjëja më e çuditshme në 27 vjet histori politike. Rama në monologun e tij të së dielës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur Republika e Vjetër dhe ka thënë se do e bëj ai.
 
Nuk tha se cfarë e pengoi të mbante premtimet por ju e dini se i ka penguar tepsia. Rama është personifikim i Republikës së Vjetër.
 
Ndaj nuk mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin vendosmërinë dhe vullnetin ta coj përpara
” deklaroi ai.
 
Në rubrikën e komunikimit Javor Rama tha se administrata në vendin tonë është shndërruar në një tepsi që ndahet mes partive sipas peshës në koalicion.
 
Edhe 20 ditë për të vendosur diçka, a do t’i hyjmë më në fund reformës së thellë të administratës apo do të vazhdojmë avazin çerekshekullor?
 
Të gjithë ju që qaheni me të drejtë për zyrat që s’ofrojnë shërbimet, vetëm ju mund ta shpëtoni vetën nga të paudhët që ju nxijnë jetën në ato zyra. Edhe 20 ditë për të vendosur a do të vijojmë më tutje ndërtimin e kësaj shtëpie në oborrin e BE.
 
Një reformë e rëndësishme po aq sa reforma në drejtësi. Administrata e shtetit tonë është kthyer në një tepsi që ndahet mes partive sipas peshës në koalicion, nëse duam të bëjmë vendin që duam, duhet t’i japim fund kësa
j” tha Rama.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'