Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për reformën në drejtësi. Basha u shpreh se Rama e do reformën në drejtësi për të shpëtuar Kokëdhimën e të tjerët.
Sipas tij, qëllimi është të ketë nën kontroll drejtësinë dhe kjo u pa qartë te deklarata e Ramës për heqjen e mandatit të Kokëdhimës.
"Sot e tha me zë dhe figurë pse e donte reformën në drejtësi Rama: që të shpëtonte Kokëdhimën e kokëdhimët e tjerë. Sakaq, kërcënoi gjyqtarët që nuk e hëngrën presionin e tij për të mbrojtur Koçon. Ky ka qenë dhe ky është koncepti i tij për reformën: Të kapë drejtesinë, të mbajë mbi ligjin klikën e tij të oligarkëve alla koço dhe kriminelëve alla shullaz, të marrë hak ndaj gjyqtarëve që guxojnë të ndëshkojnë për abuzime flagrante miqtë e tij, siç bëri sot me gjyqtarët e Kushtetueses të cilët i kërcënoi hapur sepse zbatuan ligjin, sepse mbrojtën paratë e publikut. Llomotit kot, kërcënon nga marazi. Reforma "Rama" për kapjen e drejtësisë ka dështuar përballë vizionit demokratik të opozitës dhe angazhimit serioz të SHBA, BE dhe Komisionit të Venecias. Reforma Rama për kapjen e drejtësisë nuk ka më asnjë shans. Kredibilitetin për të çuar në fund reformën në drejtësi që nuk mbron por ndëshkon korrupsionin e ka PD në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare.#Shqipëria më mirë pa Edi Ramën", u shpreh Basha.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com