Kreu i PD Lulzim Basha vijon ta quajë masakër zgjedhore 25 prillin, madje thekson se këtë e konfirmon sipas tij edhe raporti final i OSBE/ODIHR.

Në një postim në rrjete sociale Basha shkruan se pret drejtësia të ndëshkojë autorët ndërsa thekson se ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Sipas Bashës, Rama është pakicë dhe se vendi po varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.

 “25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.”