Basha: Rama frikë nga humbja
hedh baltë mbi Halim Kosovën

Basha: Rama frikë nga humbja<br />hedh baltë mbi Halim Kosovën
TIRANË - Kreu i PD, Lulzim Basha e cilësuar si reagim prej një personi të frikësuar dhe çoroditur deklaratat kundër Halim Kosovës, të bëra sipas tij nga kryeministri Rama.
 
“Është reagim i një të frikësuari dhe të çorodituri që pret humbje të thellë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Pasi e ka të pamundur të dalë para qytetarëve që i mashtroi me premtime të parealizuara ndaj edhe ka zbritur në nivelin e etiketimeve mediokre dhe të lodhura. Dr Halimi, ka dash Zoti, është në kulmin e energjive. Bashkuar me një përvojë profesionale dhe menaxheriale që pakkush e ka, energji plus përvojë, plus integritet, baraz drejtuesin e cilësisë së lartë që meritojnë qytetarët e Tiranës, baraz Halim Kosova. Nga ana tjetër është frika e justifikuar e Edi Ramës dhe kandidatit që ai ka nxjerrë nga xhepi për Tiranën. Rezultati i pritshëm në kryeqytet, e ka bërë të nisë këtë fushatë përbaltjesh dhe etiketimesh banale. Halim Kosova është njeriu,  emri i të cilit përmendet me dashuri dhe buzëqeshje nga mijëra çifte prindërish, fëmijësh. Halim Kosova i bën nder Tiranës, i bën nder Shqipërisë. Edi Rama është fatkeqësia e Shqipërisë”.- tha Lulzim Basha.
 
 
Lidhur me akuzat e socialisteve për Bashkinë e Tiranës Basha theksoi se “Përgjigjen për këtë e ka dhënë puna ime e do ta japin qytetarët e Tiranës me votë”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar