“Janë dokumentuar 1189 raste shkarkimesh të paligjshme. Numri total i të larguarve përllogartitet me 4500. Një pjesë janë nëpunës civil një pjesë tjetër do ta gëzonin pas 1 tetorit. Kjo është arsye që e shtyu përmes akteve të tij antikushtetuese.”
Basha tha se spastrimet e paligjshme kanë vazhduar edhe dje kur Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e aktit normativ dhe informoi për përgatitjen e një pakete masash juridike dhe administrative për tu ardhur në ndihmë atyre që janë prekur nga këto veprime
“PD ka qënduar dhe vazhdon të qëndrojë në krah të burrave e grave që janë goditur nga paligjshmëria arrogante. Po përgatisim një paketë masash juridike dhe administrative për t'u ardhur në ndihmë atyre që janë prekur nga këto veprime antiligjore i siguroj që shkaktarët herët a vonë do përgjigjen para ligjit. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që ata të përgjigjen para ligjit."- tha Basha.
BASHA: JA 4 RASTE TË "RAPREZALJES" NDAJ ADMINISTRATËS DHE SHTETIT
Basha ka paraqitur para medias dhe opinionit publik një fragment të vogël, siç e ka quajtur ai, por "domethënës të kësaj reprezaljeje sistematike dhe natyrës së saj antiligjore dhe antinjerëzore. 4 raste që flasin më së miri për këto dy tipare të qeverisjes ndaj administratës dhe shtetit në tërësi".
Eda Grimci, hiqet nga puna teksa është me leje lindje. Në kundërshtim flagrant me ligjin. E largon nga detyra, pa asnjë lloj ndjeshmërie njerëzore dhe kundër ligjit, edhe në momentet e sjelljes në jetë të një fëmije, ministrja grua e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Silvana Bastri, një përfaqësuese dhe aktiviste e njohur e romëve, një specialiste e kualifikuar. Largohet nga puna prej Ministrit të Mirëqenies, i cili përtej shfaqjeve bajate televizive për gjendjen e romëve, shkarkon ndoshta të vetmen përfaqësuese rome në këtë dikaster.
Selman Tema, një oficer i trajnuar në kurse të PAMECA-s dhe i specializuar në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Largohet nga puna me motivacionin se është shkurtuar pozicioni i tij, dhe nuk as edhe një vend në gjithë policinë e shtetit për këtë oficer të mirëtrajnuar me kosto nga taksapaguesit shqiptarë, amerikanë dhe europianë dhe me rekorde në luftën ndaj krimit. Pozicioni sigurisht nuk është shkurtuar, pasi aty emërohet të nesërmen menjëherë një i përjashtuar nga policia në kohën e qeverisjes së socialisteve, për shkelje të rënda në detyrë.
Juristi Kristaq Profkola, punonte në Ministrinë e Bujqësisë dhe fitoi me konkurs një bursë Fullbright nga qeveria amerikane për t’u specializuar në SHBA. Sipas ligjit, në të tilla raste, pozicioni i punës ruhet për fituesin e bursës. Profkola, ndërkohë që gjendej në SHBA duke u specializuar pas një seleksionimi si ndër më të mirët, ka marrë njoftim jo zyrtar por prej kolegëve të tij, se është shkarkuar nga puna.
"Raste si këto janë me qindra. Ato flasin vetë për tiparet dhe standardet antiligjore dhe antihumane të qeverisë se sotme", u shpreh Basha.
Fjala e plotë e Bashës sot për të larguarit nga puna
Relacion përfundimtar për të shkarkuarit padrejtesisht nga puna. 11.12.2013