TIRANE - Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Forumin Kombëtar Kundër Korrupsionit, se pas operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike do të nisë ai për ujin, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook lideri opozitës Lulzim Basha.

Kreu i PD e ka cilësuar shefin e qeverisë si një ikonë të korrupsionit. Në këto kushte, Basha ngre një pyetje retorike
 
"A mundet që ikonat e korrupsionit kombëtar të drejtojnë luftën antikorrupsion? Një kauzë diskretitohet kur flamuri rrëmbehet nga baballarët e inkriminimit të shtetit"  shkruan shefi i opozitës.
 
Në këtë forum raportuan përpara qytetarëve ministrat e kabinetit Rama mbi aksionet e ndërmara në 12 muajt e fundit si dhe projektet afatgjata në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

basha fb
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)