Basha: Rama ju hoqi ndihmën
ekonomike mbi 20 mijë familjeve

Basha: Rama ju hoqi ndihmën<br />ekonomike mbi 20 mijë familjeve<br>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook në orët e vona të së shtunës. Basha shprehet se Edi Rama ju ka hequr ndihmën ekonomike mbi 20 mijë familjeve.

Basha ka reaguar në facebook disa orë më vonë pasi kryeministri Rama postoi një foto ku tregontë për dy familje, në njërën që është trajtuar me ndihmë ekonomike në kohën kur PD ishte në pushtet dhe kjo familje duket në gjendje të mirë ekonomike pasi ka një shtëpi të re, dhe një familje të varfër që përfiton aktualisht nga ndihma ekonomike sipas kryeministrit.

Lulëzim Basha sjell nëpërmjet disa fotove në Facebook shembuj të disa familjeve që sipas tij janë në varfëri të skajshme dhe ju është hequr ndihma ekonomike.

Postimi i plotë:

Mbi 20 mijë familjeve ju ka hequr Edi Rama ndihmën ekonomike. Në këtë orë të vonë shumica e tyre po mbyllin edhe këtë ditë me barkun bosh e pa energji elektrike. 
Ky është fati i Marijes me tre fëmijë jetimë që e gjeta me vetëm gjysëm thesi miell të mykur. Ky është fati i Shpresës me frigoriferin bosh dhe 9 gojë për të ushqyer. Ky është fati i Donikës dhe nënës së saj të sëmurë që po i zë brenda tavani i kalbur prej kompensate.
Edi Rama që ju ka hequr bukën e gojës, shpenzon miliona për lluks e qejfe, dhe gjen kohë edhe në këtë orë të tallet e të mashtrojë, por jo ti shohë e as tu rikthejë urgjentisht ndihmën ekonomike këtyre mijëra familjeve.
Buka e gojës nuk është lluks! Asnjë qytetar i këtij vendi nuk duhet të flejë me barkun bosh!

a

c

d

b
Disa familje të varfëra që sipas Bashës ju është hequr ndihma ekonomike

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri