“Ja si i kanë ndërtuar dy Shqipëri. Një Shqipëri të vuajtjes, të mjerimit, të padrejtësisë, të arbitraritetit e të gjobave për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, pa dallim demokrat dhe socialistë. Dhe një Shqipëri të oligarkëve si Koço Kokëdhima që del para gjykatës dhe thotë: Po pse po më dënoni për vetëm 2 milionë lekë”, tha Basha.
“Po sigurisht se është mësuar Koço 2 milionë këtu, 20 milionë atje, 200 milionë këtu, Albpetrolin atje, ARMO-n këtu, sarajet atje dhe i duket çudi që ligji mund ta kapë edhe për 2 milionë, ndërkohë që shqiptarët janë dergjur burgjeve edhe për 3 mijë lekë të reja”, shtoi kreu i PD-së.
Ai i paraqiti qytetarëve edhe disa pika të programit të PD-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)