Basha: Rama ka nevojë për ilaçe
kjo është ora e fundit e marrëzisë

Basha: Rama ka nevojë për ilaçe<br />kjo është ora e fundit e marrëzisë
Në ditën e 51-të të protestës kryedemokrati Lulzim Basha, nga çadra e opozitës ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama.
 
Basha është shprehur se Rama çdo të dielë në qeverinë e tij fasadë është si një bilbil monologu që ka nevojë për ilaçe, duke e paralajmëruar se janë orët e tij të fundit në pushtet.
 
“Përtej fasadës që kemi përballë çdo të dielë në vetminë e tij këndon bilbili i monologut. Bilbili i monologut  thotë se të bësh zgjedhje me krimin e drogën është zgjidhje. Bilbili i monologut ka nevojë për ilaçe që Republika e re do ja sigurojë falas. Kjo është ora e fundit të marrëzisë që atij që mendonte se do të ishte sundues i përjetshëm i shqiptarëve. Sot nga ky shesh i lirisë le t’i themi se anti patriotik, antikombëtarë është projekti i shkatërrimit të zgjedhjeve në aleancë me krimin. Shqiptarët e mjerë dhe ata patriotë, të djathtë e të majtë, geg e toskë, myslimanë  të krishterë janë të bashkuar në këtë shesh", tha Basha.
 
Këtë herë në çadër ishte i pranishëm edhe ish-kongresmeni amerikan Bob Mcwwn i cili shprehu mbështetjen e tij për protestën e opozitës.
 
“SHBA-të janë një mik i Shqipërisë së lirë. Ka vetëm dy mbështetje për një qeveri, e para ajo e armëve dhe e dyta besimi dhe ndërgjegjja e qytetarëve. Kur një vend mbështetet mbi armët dhe forcën jeton në mjerim. Kjo është historia e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas ndodhi revolucioni. Ju duhet ta ruani këtë angazhim. Në 20-vjeçarin e fundit Shqipëria ka arritur të marrë një vend mes kombeve të lira. Ajo u ftua të jetë anëtare e NATO-s. Aleatët e NATO-s e besojnë Shqipërinë dhe kjo është arsyeja ose SHBA-të janë të shqetësuara për atë që po ndodh këtu. Ne jemi në krahun tuaj sot këtu me ju. Ata që e duan Shqipërinë janë të bashkuar, ka vetëm një kundërshtim për këtë: Personat  që nuk i bashkohen këtij koalicioni nuk e duan Shqipërinë. Fëmijët tuaj do të respektojnë këtë që po bëni sot. Ju po bëni sakrificë, bota ju sheh dhe nota do të jetë me ju”, u shpreh ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot