Basha:Rama ka urdhëruar sulmet
fizike ndaj deputetëve të PD-së

Basha:Rama ka urdhëruar sulmet<br />fizike ndaj deputetëve të PD-së
TIRANË - Pas konfrontimit fizik mes deputetit të PD, Gent Strazimiri me deputetin e PS, Xhemal Qefalia dhe me përfshirjen e Armando Prengës ka reaguar në një deklaratë për mediat kreu i PD, Lulzim Basha.

“Edi Rama urdhëroi sot banditët dhe trafikantët e dënuar që ai ka futur në Parlament, për të sulmuar fizikisht sekretarin e Grupit Parlamentar Demokrat, Gent Strazimiri.” –kështu e ka nisur deklaratën e tij Basha
 
Sipas kreut të PD-së ka qenë pikërisht kryeministri i vendit,  Rama që ka urdhëruar sulmet fizike ndaj deputetëve të opozitës. “Prapa këtij akti banditesk, qëndron Edi Rama, njeriu që organizon dhe urdhëron  sulmet fizike ndaj opozitës, në përpjekjen për të mbyllur gojën e deputetëve të Partisë Demokratike.”-u shpreh Basha duke theksuar se “Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama vetë ka kërcënuar përfaqësues të opozitës dhe ka ndërsyer kundër deputetëve të Partisë PD, njerëzit e kartelit të drogës, të cilëve u ka siguruar karrige në Parlament.”

Në emër të Partisë Demokratike Basha ka dënuar këtë akt banditesk, që sipas tij kërcënon drejtpërdrejt deputetët e opozitës, kërcënon demokracinë në vend.
“Kur sulmohet fizikisht opozita vendi është në krizë, situata ka dështuar  në çdo drejtim dhe situata e rendit, gjendja ekonomike dhe sociale, tashmë i kanë dalë jashtë kontrollit. Sot vetëm karteli i drogës ndihet i fuqishëm në Shqipëri me Ramën dhe së bashku guxojnë të sulmojnë fizikisht opozitën.”-tha Basha
 
Konfliktin fizik, Basha e ka quajtur “një skenar i rrezikshëm që Rama po mundohet të zbatojë në vend, për ta mbajtur pushtetin me instalimin e dhunës dhe frikës me ndihmën e ushtarëve të kartelit të drogës në Parlament.”

“Partia Demokratike ka kaluar gjithnjë në sprova të vështira, dhe ka arritur gjithnjë të fitojë mbi regjimet që dhunojnë dhe kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës”- tha Basha duke theksuar se “Partia Demokratike do të triumfojë serish edhe mbi regjimin aktual të narko-trafikut. Edi Rama do të përgjigjet personalisht për këtë skenar dhune.”
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç