MIRDITE - Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur Mirditën për të vijuar turin e tij të prezantimit të kandidatëve në verilindje të vendit.
Para demokratëve mirditorë Basha prezantoi Gjergj Prengën, ish kryekomunar i Fanit, i cili në këto zgjedhje garon përballë Ndrecë Dedës, përfaqësues i mazhoranxës.
Basha gjatë fjalës së tij nuk kurseu kritikat karshi dyshes Rama-Meta, aleatët që sipas tij po e çojnë vendin në kolaps ekonomik.
Ndërkohë edhe kandidati i opozitës për këtë njësi vendore Gjergj Prenga u kërkoi votat bashkëpatriotëve të tij për t’i rikthyer sipas tij dinjitetin kësaj krahinë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO