Basha:Rama në krye të sofrës me
kontrabandistë nafte dhe cigaresh

Basha:Rama në krye të sofrës me<br />kontrabandistë nafte dhe cigaresh
Kreu i Partisë Demokratike ka hedhur akuza politike ndaj kryeministrit Rama. “Ai është në krye të një sofre tjetër, tog me kontrabandistët e naftës dhe cigareve, tog me klanet kriminale të Bushëve dhe Roshëve me shokë.”- shprehet Basha ndërsa thekson se të quash sukses gropën ekonomike prej 160 mln $ në dogana dhe tatime domethënë të jesh jashtë realiteti.
 
Më tej Basha fokusohet te aksioni më i fundit i qeverisës për kontrollet për kuponat tatimorë. Sipas tij Rama nuk ka ndjeshmërinë më të vogël për ankthin e mijëra familjeve që luftojnë përditë betejën për bukën e gojës.


Deklarata e plotë e Bashës
Vetëm një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin ka kurajon që gropën 160 milionë dollarëshe në dogana dhe tatime ta quajë sukses të transformimit ekonomik. Ekonomia lëngon, çmimi i naftës kap majat, shqiptarët shtrëngojnë rripin, refugjatët vërshojnë drejt Europës,  por Edi Rama krihet para pasqyrës së propagandës.
Kryepërgjegjësi krihet sepse nuk ka ndjeshmërinë më të vogël për ankthin e mijëra familjeve që luftojnë përditë betejën për bukën e gojës. Sepse nuk ja ndjen për fatin e qindra mijëra të papunëve që kanë dalë në mes të rrugëve prej taksave dhe çmimeve të larta. Sepse nuk i bëhet vonë për dhjetëra mijë shqiptarë që kanë marrë rrugët e kurbetit qëkur ky mori frenat e pushtetit.

Nuk i kupton e as nuk do ti kuptojë hallet e njerëzve; nuk i hynë në sy listat e shtuara në dyqane, dhe sofrat e boshatisura të familjeve shqiptare. Sepse ai vetë është në krye të një sofre tjetër, tog me kontrabandistët e naftës dhe cigareve, tog me klanet kriminale të Bushëve dhe Roshëve me shokë.

Ndaj nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë zgjidhje, por vetëm kërbaç për të pamundurit, kulaç për klientelën dhe çorbën e prishur të propagandës, që nuk ja gëlltit më askush.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën