Basha: Rama në tre vetë, dy i
ka kriminelë, po riprodhon krim

Basha: Rama në tre vetë, dy i<br />ka kriminelë, po riprodhon krim
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend. Shefi i opozitës akuzoi kryeministrin se mori sërish në mbrojtje Armando Prengën.

Sipas kreut të PD, në tre vetë, Edi Rama dy i ka kriminelë, të përfshirë në vepra të rënda penale si trafik droge, prostitucion e vrasje.

Pas rrëzimit të kërkesës së demokratëve nga mazhoranca për kalimin me procedurë të përshpejtuar të ndryshimit të ligjit për dekriminalizimin, Basha shprehet se Rama është në fundin e tij dhe do zhgërryhet edhe ca kohë me krimin.

“Demokratët, qytetarët, socialistët e ndershëm, të majtë e të djathtë do ta heqin këtë çiban. Duke u majmur e ngrehur, thjesht po afron theqafjen e tij”, u shpreh kryetari demokrat.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
“Edi Rama, në 3 vetë, dy i ka kriminelë, sipas fushës ku kanë gjakuar, trafik droge, rrëmbim personi, prostitucion dhe vrasje. I treti është hajdut i uritur, por ama aq sa të mos ngopet shpejt, të zgrapë çdo ditë për Ramën së pari, e ç’të mbetet për veten e tij.

Nëse ka një fund të palavdishëm të fantazisë dhe krijimtarisë është të bësh ministër Ahmetajn e Beqen, të cilët kanë damkën e hajdutit që dallohet me kilometra larg. Fund i shëmtuar i kreativitetit, të besh deputet Armando Prengën. Më keq, ta marrësh në mbrojtje në të gjitha herët kur k​y “lac” me kobure në xhep, tregon veten. Edhe sot këtë bëri. E mori në mbrojtje edhe pse mbarë opinioni janë të tronditur, dhe Brukseli në alarm.

Thuhet se realiteti lë pas çdo fantazi. Realiteti që na solli Edi Rama këtë ka bërë. Ndaj habitet ambasadori pse Shullazi është i lirë. Pse Frroku arratiset me kollajllëk.

Në habi janë kapur i madh e i vogël se si një kryeministër i kapur në shtrat me krimin, vazhdon ta riprodhojë atë, duke shtuar banditët kudo. E duke i mbrojtur ata deri në fund. Aq sa sot nuk dallon dot një ndryshim mes një strukture kriminale dhe qeverisë Rama. Një ene e bashkuar që merr e jep gjithë ditën.

Partia Demokratike është sot e vetmja pengesë për Edi Ramën që ta shndërrojë tërë vendin në Republikë të trafikantëve, gangsterëve, vrasësve.

Ai do të donte që të kishte Armando Prenga, në vend të qytetarëve. Ai do donte të kishte Armando Prenga në vend të opozitës. Ai do donte të kishte Armando Prenga në vend të ndërkombëtarëve. Por projekti i tij është ndërprerë. Është në fundin e tij dhe zhgërryhet edhe ca kohë me krimin. Demokratët, qytetarët, socialistët e ndershëm, të majtë e të djathtë do ta heqin këtë çiban. Duke u majmur e ngrehur, thjesht po afron theqafjen e tij”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)