TIRANE - Pas deklaratave të kreut të PS-së, Rama në konferencën online në Twitter ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Basha deklaron se Rama ka ankth sepse për 13 vite e la kryeqytetin në katrahurë dhe planin urbanistik nuk e bëri kurrë.

“Ia ndjej ankthin që ka sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, zogun e zi në kolaps, planin urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët. Kuptoj edhe dufin kundër planit urban, qendrës së rregulluar, festave të qytetit dhe në veçanti ndaj projekteve të mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami.
Ndryshimin e sheh çdokush. Por bën mirë që e nxjerr dufin në tëitter. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet”, thuhet në deklaratën për media të kreut të Bashkisë Tiranë.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)