Basha:Rama përballë akuzave për
 drogë del me propagandë boshe  

Basha:Rama përballë akuzave për<br /> drogë del me propagandë boshe  
Kreu i PD e ka cilësuar si propagandë boshe aktivitetin e organizuar nga qeveria për arritjen kundër kultivimit e trafikut të drogës. Kapjen e shtetit nga narkomania. Gradime si drejtor e deputetë të narkotrafikantëve të dënuar.

"Ai paralelizoi me punën e 2 mijë policëve. Ndodh se Rama ka vetëm një rrugë për t’u përballur propagandën boshe. Në vend që të ndihmojë në luftën kundër drogës, sot e stimuloi. Ndërkohë që qindra oficerë u thirrën me dhunë. droga bëhej gati."- tha Basha gjatë fjalës së tij.

Ndërsa vlerësoi punën e kryer nga qeveria Berisha në luftën kundër trafikut të drogës, Basha renditi edhe një sërë arritje që sipas tij do të ishin të pamundura nëse nuk do të kishte pasur rezultat. Sipas tij Rama bën propagandë pasi nuk ka rezultate konkrete dhe është i inkriminuar nga raportet ndërkombëtare.
 
“Ndërkohë që qindra oficerë janë thirrur me dhunë në kazermën mediatike të Edi Ramës, ngarkesa të reja droge bëhen gati, plantacione të tëra me bimë narkotike shtohen e ruhen me armë nga habilajt dhe shullazët e Tahirit, të cilët përpos që kanë vënë poshtë oficerët e policisë, për ta pasur edhe më të lehtë përdorin targën e tyre të preferuar AA003GB, saktësisht makinën e Ministrit të Brendshëm, kur nuk janë duke përdorur varkën e tij", tha Basha.

Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe