Basha: Rama përbuzës i
njohur i qytetarëve të vet

Basha: Rama përbuzës i<br />njohur i qytetarëve të vet
Kryetari demokrat Lulzim Basha, në një status në Facebook shprehet se Rama është përbuzës i qytetarëve të tij duke ironizuar kështu takimet e kreut të PS për anëtarësimet e reja në parti. Ai thotë se personat që kanë një arsye të vetme të votojnë Edi Ramën, janë ata të rrethit të tij të ngushtë të hajdutëve. Sipas Bashës qytetarët po presin ditën e votës për ta larguar Ramën nga pushteti.

"Ben mire te esellohesh e te kuptosh se qytetaret mezi po presin diten e votes te lajne duart me ty. As si çoban ne surrel nuk ke per te gjetur dele," i bën thirrje kreu i PD-së Ramës.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Simptoma te renda crregullimi vijne nga sallat e mbushura me force me duatrokites qe merren me autobuza dhe kercenohen me vendin e punes. Perbuzes i njohur i qytetareve te vet, sot i cekuilibruari tha se ai qe nuk e voton me eshte ose dele ose budalla.

Po cili eshte ai shqiptar qe ka sot nje arsye te vetme per te votuar Edi Ramen, pos rrethit te ngushte te hajduteve te tij. Ben mire te esellohesh e te kuptosh se qytetaret mezi po presin diten e votes te lajne duart me ty. As si çoban ne surrel nuk ke per te gjetur dele.​

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime