TIRANE- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur menjëherë pas largimit nga seanca e Kuvendit të Shqipërisë, ku po shpaloste programin e qeverisë. Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se kryeministri Rama “përdori foltoren për të lançuar gjuhën e urrejtjes ndaj opozitës”.
Duke e quajtur një rast të paprecedent në historinë e demokracisë shqiptare, kreu i PD u shpreh se fjala e kryesocialistit shmangu prezantimin e programit të qeverisë, duke vijuar me gjuhën e akuzave dhe mllefit.
“Sot ka ndodhur një hap i paprecedent në Shqipërinë demokratike. Ndërsa pritej që kryesocialisti nga foltorja e Parlamentit t’i drejtohej pritshmërisë së qytetarëve duke detajuar programin dhe premtimet me të cilat ka ardhur në pushtet, në mënyrë të paprecendet u përdor kjo foltore për të lançuar një gjuhë urrejtje dhe mllefi ndaj opozitës shqiptare. Kjo vjen pas vendimeve për t’i mohuar qytetarëve shqiptarë transparencën. Duket se kemi të bëjmë nga njëra anë me një mendësi të vjetër të tejkaluar prej kohësh edhe nga paraardhësit politikë të Ramës, por që është tani i vetmi aspekt i Rilindjes. Rilindja e gjuhës së vjetër, akuzave, nuk ishte ajo që prisnin qytetarët, por ishte e vetmja alibi e kryesocialistit për t’i ikur asaj që prisnin të gjithë qytetarët, shpalosjes së objektivave dhe rrugës se si do të arrihej deri aty”, u shpreh Basha.
Ndërkaq, kreu i PD, ka shprehur edhe qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD ndaj këtyre akuzave, duke theksuar se largimi i opozitës nga Kuvendi nuk është bojkot, për përgjigje e cila do të vijojë edhe më tej.
“Grupi Parlamentar i PD refuzon këtë gjuhë urrejtje. Por kjo nuk do të merret si një bojkot. Nëse ky ishte qëllimi i tij i fshehur, i themi se nuk ia ka arritur. Ai dështoi për transparëncën e tij të parë ndaj qytetarëve, dështoi në llogaridhënien e tij të parë. Ai riktheu në skenën politike gjuhën e akuzave. Nëse për të parën e mori përgjigjen tonë sot, nesër do marrë pjesën tjetër të përgjigjes. Gjuha e akuzës nuk do tolerohet nga PD dhe aleatët e saj. Nëse mendon se nëpërmjet këtij akti do t’i shmanget përgjegjësisë, gabohet. Të shtunën do nxjerrë në dritën e transparencës gjithçka përballë qytetarëve. Do kërkojmë përgjigje për të gjitha çështjet dhe pyetjet e papërgjigjura sot, në aktin e ulët të kryesocialistit në foltoren e Kuvendit”, the kreu i PD.
Më tej, Basha theksoi se forca politike që ai drejton do të vijojë me përkushtim kauzën e saj legjitime për transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.
“PD mbetet e përkushtuar ndaj kauzës së tyre legjitime për të dëgjuar në çdo moment llogaridhënie, transparencë nga të zgjedhurit për të marrë përgjigje për pyetjet që janë në buzët dhe mendjet e gjithsekujt. Të përgjigjen se ku, si dhe sa vende pune do të krijohen nga 300 mijë vendet e premtuara; sa kushtojnë legalizimet falas dhe si do bëhet kjo; si do paguhet fatura e shëndetësisë falas dhe si do bëhet kjo; si do lirohen 90 % e shqiptarëve nga taksat dhe kush do ta paguajë; kur do hiqet TVSH nga shporta dhe kush do ta paguajë. Opozita ju përgjigj sot duke përdorur një nga mjetet më civile, largimin. Nuk do të pranojmë gjuhën e vjetër të urrejtjes. Sot mori një përgjigje civile dhe të qytetëruar, çdo akt tjetër provokimi do të ketë përgjigje të plotë në çdo rrugë dhe në çdo shesh të vendit”, përfundoi fjalën e tij kreu i PD, Lulzim Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com