Basha: Rama pagoi 80 mijë dollarë
për një foto me Presidentin Obama

Basha: Rama pagoi 80 mijë dollarë<br />për një foto me Presidentin Obama
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje të posaçme për mediat, ka thënë se kryeministri Edi Rama ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin e SHBA-ve Barak Obama.
 
Basha ka theksuar se ky fakt është zbuluar nga autoritetet amerikane dhe tashmë kryeministri shqiptarë është nën hetim.
 
Nga ana tjetër, ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë për këtë aferrë e cila lidhet kokë e këmbë me krimin dhe korrupsionin. Ndërkhë që ka theksuar se kjo ëhstë drejtësia që do Rama, drejtësi që i ngjan atij që ka kryer një krim.
 
Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal në SHBA. Rama pagoi 80 mijë dollarë për foton me Obamën. Rama shkeli ligjet e SHBA, mashtroi ekipin e Obamës për një mashtrim. Me para të pista mendon se blihet gjithçka. Drejtësia e SHBA është drejtësia që nuk e do Edi Rama. Ka hetime për Ramën nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Drejtësia që do Edi Rama i ngjan drejtësisë që do çdo i kapur me krim e korrupsion. Rama i ka bërë llogaritë gabim, SHBA nuk blihet e shantazhohet. I bëj thirrje prokurorisë për hetime për rastin në fjalë, që është i pastër korrupsion politik” tha Basha.

Deklaratë për mediat e Kryetarit të Partisë Demokratikë Lulzim Basha

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'