TIRANË- Në një kohë kur kryemimistri Edi Rama publikon 100 arritjet, kryedemokrati Lulzim Basha i kundërpërgjigjet me ato që i quan 100 dështimet e qeverisë Rama.

Ai është ndalur te subvencionet për fermerët, sipas së cilit Rama nuk ka mbajtur premtimin e dhënë.

“49 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite
Në 2017-ën, Edi Rama premtoi 232 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët përgjatë 4 viteve në vijim.
A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigjja jo.
Fermerët kanë marrë vetëm 47 milionë dollarë në 4 vite. Shqipëria ka nivelin më të ulët të subvencioneve direkte në rajon”, shkruan Basha.