Basha:Rama prishi çdo zgjedhje
këtë do të bëjë dhe më 18 qersho

Basha:Rama prishi çdo zgjedhje<br />këtë do të bëjë dhe më 18 qersho
Lideri i opozitës, Lulzim Basha nga çadra e protestës është shprehur se Edi Rama ka shkatërruar çdo zgjedhje në ai kishte në dorë, dhe se këtë gjë ka në plan të bëjë edhe më 18 qershor.

Ai ka ritheksuar sërish se 18 qershori ka rënë si datë politikisht, moralisht dhe ligjërisht.
 
“Rama i solli kriminelët në parlament, e mbushi Shqipërinë me drogë, prishi çdo palë zgjedhje që pati në dorë, që nga Korça, u filmua duke shpërndarë para për votat, vonoi ligjin për dekriminalizimin në 2015 që t’i çonte Rroshin, Bushin në Bashki”, u shpreh Basha.
 
Ai gjithashtu se destabilizimin e Shqipërisë nuk e do opozita, por po e bën vetë Rama me krimin dhe drogën që sipas tij ka pushtuar vendin.
 
“Rama ka disa ditë që flet për destabilizimin e Shqipërisë, në fakt ai e destabilizoi Shqipërinë, Faktorët kryesor janë krimi, në pushtem institucione”, tha Basha. 



Basha: Varja në litar do jetë pak për kriminelët 
Kryedemokrati Basha është shprehur se droga ka pushtuar fëmijët në këtë vend. Me një retorikë të ashpër, Basha tha se me vendosjen e “Republikës së Re”, ky fenomen do të marrë fund dhe se do të ketë dënime të ashpra për shpërndarësit e drogës.
 
Të njëjtën gjuhë, Basha përdori edhe për kriminelet, sipas të cilit “varja në litar do jetë pak me atë që do i bëjnë”
 
“Droga do të marrë fund, çdokush që do të kapet duke shitur apo ofruar drogë fëmijëve shqiptar e pret burgu i gjatë dhe i vështirë. Republika e Re do të jetë e ashpër me ata që helmojnë fëmijët shqiptarë. Teksa rrëzojmë Republikën e Vjetër u bëj thirrje krimineleve të heqin dorë, se varja në litar do ju duket pak me atë që do u bëjmë. Do u shfarosim, e zeza do t’iu pijë”, u shpreh Basha. 



  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)