Basha:Rama quan sukses 
​përfshirjen e efektivit në trafik

Basha:Rama quan sukses <br />​përfshirjen e efektivit në trafik
Lulzim Basha përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama  në konferencën e sotme.
 
Sipas Bashës, Rama vazhdon të kërkojë fajtorë për gjithçka por nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve.

Statusi i plotë i Bashës.
Kryepergjegjesi vazhdon të kërkojë lart e poshtë fajtorë për gjithçka, ndërkohë që nuk pranon e nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve, për dështimin në çdo drejtim, për korrupsionin masiv, për vjedhjen e 160 milionë dollarëve vetëm në dogana e tatime në 6 muajt e parë të vitit.
 
Quan sukses përfshirjen e shefit të tij të policisë së Vlorës në trafikun me avion të drogës, dhe flet për rritje ekonomike, ndërkohë që varfëria e papunësia thellohen çdo muaj, dhe eksodi nga dëshpërimi i bashkqytetarëve vetëm rritet.
 
Sfilon 1 orë para mediave si dikush që sapo ka shkelur në vendin tonë, ndërkohë që është vetë autor i taksave të larta, është shkaktar i krizës ekonomike, i mungesës së investimeve, i promovimit të krimineleve në zyrat e shtetit, i vrasjes së shpresës së shqiptarëve.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën