Basha: Rama s'tërhiqet nga bllokimi
ja propozimi i PD për rolin e SHBA-BE

Basha: Rama s'tërhiqet nga bllokimi<br />ja propozimi i PD për rolin e SHBA-BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi.

Basha tha se është shefi i mazhorancës ai që e ka bllokuar reformën dhe po i fshihet Venecias. 

Basha sqaron edhe rolin e ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e vettingut, sipas propozimit të demokratëve. 

Deklarata e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha: 
"Hipokrizi e mesdites. Rama nuk tërhiqet nga bllokimi por gjen pretekste për t'i ikur përgjegjësisë dhe për t'ju fshehur Venecias. Nëse vërtetë e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka gati, e ka në tryeze. Ja çfarë roli i jep propozimi i PD ndërkombëtarëve në proces:
"Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare.

Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumenteve dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti."
Kjo zgjidhje e ofruar nga opozita është tërësisht sipas rekomandimit te Komisionit te Venecias qe është arbitri i vetëm i kërkuar dhe i pranuar nga te gjitha palët.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)