Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në faqen e tij në Facebook, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në Panairin e Punës ka 8 mijë vende pune.
Basha akuzon kryeministrin Rama si shpunësuesin e mijëra shqiptarëve dhe mbylljen e 80 mijë bizneseve.
"Shpunesuesi i mijera shqiptareve, shkaktari per mbylljen e 80 mije bizneseve, pergjegjesi per papunesine qe ka arritur zyrtarisht 18 perqind, por qe ne realitet eshte shume me e larte, akuzoi sot serish popullin e vet se eshte dembel dhe i pashkolle," shkruan Basha.
Sipas kreut të opozitës sot vjedhja dhe plaçkitja janë i vetmi kantier i punës dhe prioriteti i vetëm i Edi Ramës.
"Papunesia lidhet vetem me rrenimin ekonomik, me taksat e larta, me krimin qe sundon e mban larg investitoret, me korrupsionin pas cdo porte qeveritare, e per te gjitha keto pergjegjes eshte Edi Rama. Sot vetem nje kantier eshte ne pune. Vjedhja, zhvatja, plackitja. Sot ne pune eshte vetem Rama me oligarkine e tij qe ne dy vjet ka futur ne xhep 2.2 miliard euro. 88 milion dollare tendera per 11 miqte e tij 90 milion dollare shpenzime luksi. Ky eshte i vetmi prioriteti i Edi Rames, jo te siguroje punesim dhe mireqenie per qytetaret," thotë lideri i PD.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com