Basha: Rama sulmon fermerët e
duhanit, favorizon kontrabandistët

Basha: Rama sulmon fermerët e<br />duhanit, favorizon kontrabandistët
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” ka sulmuar kryeministrin Rama duke deklaruar se po dërgon ndaj fermerëve të duhanit taksidarët.
 
Sipas tij kjo është bërë jo për të mbushur arkën e shtetit, por për të mbrojtur interesat e kontrabandistëve të duhanit, të cilët siç shton ai u kanë kushtuar shqiptarëve 50 milionë dollarë nga të ardhurat që mungojnë.
 
Statusi i plotë i Lulzim Bashës
Pasi i mashtroi fermerët se do t’u rrisnin çmimin e duhanit, Edi Rama i ndërseu sot taksidarët e tij të krimbur në ryshfete, ndaj fshatarëve që shisnin aq sa për të mbajtur frymën gjallë.
 
Zuzarët e Ramës iu vërsulën fshatarëve të drobitur jo për të mbushur arkën e shtetit por për të mbrojtur interesat e klientëve të tyre kontrabandistë.
 
Sepse me urdhër e dijeni të Edi Ramës po këta taksidarë mbyllin sytë para kontrabandës së cigareve që ju ka kushtuar shqiptarëve plot 50 milion dollarë të ardhura nga akciza e cigareve që i mungojnë buxhetit të shtetit vetëm në periudhën janar - qershor.
 
Vidh buxhetin, bjeru njerëzve. Ky është regjimi kriminal e i korruptuar i Edi Ramës e Ilir Metës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës