Basha: Rama të mbajë premtimet
elektorale, ose vijojmë protestat

Basha: Rama të mbajë premtimet<br />elektorale, ose vijojmë protestat
TIRANE - Demokratët paralajmërojnë të tjera protesta kundër qeverisë, duke nënkuptuar njëherësh se bojkoti i tyre parlamentar do të vijojë. Në një deklaratë për mediat dy ditë pas protestës së 22 Nëntorit, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se nëse kryeministri Rama nuk reflekton për të mbajtur premtimet elektorale, atëherë populli, tha Basha do të ngrihet sërish në revoltë.  

“Zoti kryeministër mbaj premtimet për të cilat je votuar mos e trash më zullumin. Je kthyer në barrën më të padurueshme të këtij vendi. Reflekto ose largohu. Protestat popullore nuk do të ndalen do të vazhdojnë akoma më të fuqishme deri në realizmin e objektivave të shpallura”, - deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha: Reagimet e Rames, provokim. Nuk doli nga bunkeri, por te reflektoje!
Lideri i opozitës u ndal në reagimet e kryeministrit Rama për këtë revoltë qytetare, duke e cilësuar si një provokim nga ana e tij. Protesta e opozitës rastisi në të njëjtën kohë që Rama inauguroi BUNK’ART, tunelin anti-bërthamor të kohës së regjimit komunist të shndërruar tashmë në një ekspozitë –muze të hapur për publikun. Duke ironizuar, Basha tha se kryeministri nuk doli dot nga bunkeri i komunizmit për të parë qindra mijëra qytetarë që protestonin në Bulevard. Madje sipas tij, Rama ka zgjedhur gjuhën e arrogancës dhe të fyerjeve.

“Protesta tregoi hendekun e thellë mes një Shqipërie që digjet nga hallet e shumta dhe qeverie që krihet. Fatkeqësisht Rama nuk doli nga bunkeri dhe s’i pa ata qindra mijë në bulevard, nuk e pa revoltën e një populli, por e pa si sulm të armiqve të brendshme. Rama i hedh benzinë zjarrit me gjuhën e tij të fyerjeve dhe arrogancës. Në emër të Shqipërisë së revoltuar nga keq qeverisja dënoj me forcë qëndrimet provokuese të  kryeministrit, dhe i kërkoj të kuptojë situatën eksplozive të vendit , të tregojë ndjeshmëri për Shqipërinë që vuan nga politikat arrogante të qeverisë së tij”, tha kreu demokrat Lulzim Basha.
 
Basha: Ja kerksat tona per qeverine
Kreu demokrat i radhiti kryeministrit Rama të gjitha kërkesat e opozitës për të ndalur sipas tij, rrënimin e mëtejshëm ekonomik të qytetarëve.

 “I kërkoj Kryeministrit të tërheqë menjëherë kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike; të tërheqë menjëherë kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike; të heqë TVSH-në e energjisë për të papunët, familjarët, fermerët; të rishqyrtojë paketën fiskale dhe ta konsultojë me aktorët dhe shtresat në nevojë; të heqë dorë nga rritja e çdo takse, tarife, akcize; të ulë në 10 % nivelin e taksimit maksimal; të ndalë goditjen e paligjshme të pronave; të anulojë rritjen e tarifave të universiteteve; të mundësojë kthimin në auditore të studentëve që u prekën nga reforma e mbylljes së universitete; të kthejë në detyrë Policinë e Shtetit”, tha Basha.  

Basha: Protesta me e madhe ne histori, faleminderit qytetareve
Basha e nisi konferencën duke falënderuar qytetarët e shumtë që iu bashkuan protestës, të cilën e konsideroi si ndër më të mëdhatë në historinë e vendit.

“Në protestë ishte Shqipëria kundër projektbuxhetit të ri të rrënimit të ekonomisë dhe pasurimit të oligarkisë qeveritare. Protesta ishte manifestim i madh i vlerave e kulturës demokratike, i vlerave tona të vërteta. Falënderoj sot nga zemra një për një të gjitha shqiptarët që u mblodhën e protestuan , sindikatat e pavarura, organizatat studentore dhe të shoqërisë civile”, deklaroi Basha.

PDF - Fjala e plotë e Lulzim Basha për mediat

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 
 
.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën