Dy ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se të gjitha bizneset e vogla do të përfshihen në skemën e TVSH. Lidhur me këtë vendim ka reaguar kreu i PD-së i cili përmes një postimi në Facebook shprehet se në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël, Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve.
Postimi i Plotë
Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit.
Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit.
Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com