TIRANE- “Një takim privat me qeverinë e tij private më qëllim copëtimin dhe pushtimin e administratës publike”. Kështu e ka cilësuar takimin e qeverisë re që po zhvillohet në qytetin e Vlorës lideri i opozitës, njëkohësisht kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në një status në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
“Ne e dimë se ka arsye të forta për z.Rama për të mbyllur dyert. E para sepse ky është stili i tij i qeverisjes. E ka treguar për vite të tëra në Bashkinë e Tiranës. E dyta, sepse këto nuk janë mbledhje kabineti, por janë organizime okulte për të detajuar planet e z.Rama dhe mazhorancës se re në copëtimin dhe pushtimin e administratës publike”, shkruan Basha në “Facebook”.
Sipas Bashës “kjo mbledhje është fytyra e vërtetë e qeverisë së re dhe deklaratat me fjalë të bukura janë vetëm makiazh për t'iu fshehur qytetarëve planet e errëta, dhe për t'i bërë bisht premtimeve zgjedhore stratosferike”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com