Basha: Rama tallet me programin tonë, por bën atë që kemi thënë ne! Pagën do ta çojmë 36 mijë lekë në muaj! Të gatshëm të rishikojmë akcizën e birrës

Kur na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon takime me bizneset, ku po shpalos planin e tij për ekonominë.

Kreu i PD-së zhvilloi një takim me një biznes në autostradë, ku prodhohet birra. Basha premtoi se do të rishikojnë akcizën për birrën, duke shtuar se do të heqin akcizën e solarit që përdoret në impiante dhe e taksa e ambalazhit do të shfuqizohet.

Po ashtu kreu i PD-së tha se paga minimale do të jetë 36 mijë lekë, dhe se kreu i qeverisë i ka kopjuar propozimin që ai ka bërë dy vite më parë. Po ashtu Basha tha se do të ulë me 18% kontributin për sigurimet shoqërore.

'36 mijë lekë të reja në muaj paga minimale. Sot e ka marrë dhe thotë se do ta bëj unë. Propozimin tonë që bëmë për dy vite me radhë thotë se do ta bëj unë. Është për të qeshur dhe për të qarë! Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm. Përmes kësaj mase në do t'ju mundësojmë juve që të keni më shumë kapital në duart tuaja. Këto para do të jenë në xhepat tuaja. Kollaj është të thuash do të rrisnim pagën minimale, por kush do t'i paguaj. Më taksën 15% informaliteti është rritur, e paguan biznesi i ndershëm.

Nga kjo krizë nuk dilet duke i marrë paratë e taksapaguesve duke ua dhënë oligarkeve dhe duke u dhënë koncesione e monopole. Shqipëria mund të dalë nga kjo krizë, duke mos lënë askënd mbrapa. Vijmë këtu me një plan dhe me kurajon për të zbatuar këtë plan. Do të ulim me 18% kontributet e sigurimeve shoqërore.

Sektorin që ju operoni, jemi të gatshëm që të rishikojmë akcizën e birrës. Do të rishikojmë problemin e pullës dhe të akcizës deri në heqjen e tyre dhe taksa e ambalazhit do të shfuqizohet. Tarifa e ujit si rregull do t'i afrohet kostos së ujit. Akciza solarit që përdoret në impiante, do të shfuqizohet dhe e amballazhit. Këto do të kontribuojnë drejt për drejt në uljen e kostos. '- tha Basha.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!