Basha: Rama të kërkojë ndjesë
që e la Tiranën 11 vjet pa plan
Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot se shkolla “Ahmet Gashi” në Laprakë do të ndërtohet nga e para. Basha tha se Rama duhet të kërkojë ndjesë që e la Tiranën 11 vjet pa plan urbanistik në dëm të qytetarëve.
TIRANE - Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot se në fund të vitit 2013, 1000 nxënësit e Laprakës do të kenë një shkollë të re, pasi shkolla “Ahmet Gashi”, e ndërtuar në vitin 1960 do të ndërtohet nga e para. Kryebashkiaku Lulzim Basha, Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, njëherësh deputet i zonës, Aldo Bumçi kanë qenë të pranishëm, në nisjen e punës për ndërtimin e shkollë të re.
I pyetur për qëndrimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama, lidhur me planin urbanistik të Tiranës, Basha tha se ish-kryebashkiaku duhet të kërkojë ndjesë, që e la Tiranën 11 vjet pa plan urbanistik në dëm të qytetarëve dhe ka shprehur keqardhjen për gjuhën e kërcënimit, në veçanti për komunitetet autoktone dhe komunitetet e vjetra që përfitojnë nga plani i ri urbanistik.
“Së pari, mendoj se para se të flasë për planin urbanistik, i cili pas 23 vitesh i ofrohet qytetarëve të Tiranës, Rama në pozitat e ish-kryetarit të Bashkisë duhet të shpjegojë se çfarë e pengoi ose çfarë nuk e motivoi që ta bënte këtë plan në 11 vite. Së dyti, mendoj se bashkë me shpjegimin, çfarëdo të jetë justifikimi, do të ishte e arsyeshme të kërkonte ndjesë për mungesën e planit, që i ka sjellë kaq shumë dëme qytetit dhe veçanërisht në zhvillimin pa planifikim dhe në trajtimin e pabarabartë të pronës së qytetarëve. Së treti, shpreh keqardhjen që ka zgjedhur gjuhën e kërcënimit, në veçanti për komunitetet autoktone dhe komunitetet e vjetra që përfitojnë nga ky çlirim i planit. Jam i bindur se qytetarët e Tiranës e kanë refuzuar një herë gjuhën e konfliktit politik, gjuhën e kërcënimit dhe çdo zgjedhje individuale apo politike e Ramës për të rikthyer kërcënimet ndaj banorëve të Tiranës, jam i sigurt se do të marrë përgjigje të njëjtë, sa herë që të ketë zgjedhje”, u shpreh Basha.
Duke folur më tej për rikonstruktimin e shkollës ku ka filluar të japë mësim për herë të parë nëna e tij si mësuese, Basha u shpreh se “shkolla e re do të ketë 25 klasa, 6 laboratorë dhe dy klasa pune, si dhe do të akomodojë një kapacitet prej 1000 nxënësish, duke përmbushur kështu një nevojë të madhe të komunitetit të zones, por dhe duke hequr një nga hallet e mëdha të prindërve që ka qenë mësimi me dy turne në këtë shkollë. Po kështu, do të ndërtohet një palestër e parametrave moderne, si dhe do të bëhet rikualifikimi i të gjithë ambienteve rrethuese të shkollës”.
Me një investim prej rreth 225 milionë lekësh, shkolla do të jetë gati në muajin nëntor të vitit 2013. Sipas kreut të Bashkisë, ky është fillimi i ndërtimit dhe rindërtimit të një sërë shkollash në Tiranë.
(Në foto projekti i Bashkisë së Tiranës për shkollën "Ahmet Gashi" në Laprakë)Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00