Basha: Rama theu kodin e lashtë të
shqiptarëve, miku s'tallet në shtëpi

Basha: Rama theu kodin e lashtë të<br />shqiptarëve, miku s'tallet në shtëpi
Pak pas përfundimit të konferencës së mbajtur nga qeveria ku u bënë publike shifrat zyrtare në luftën ndaj drogës, kreu i PD-së Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat.

Duke folur nga selia e PD-së, Basha u shpreh se, Rama po përballet me dështimet me propagandë boshe. Kjo tha lideri i opozitës “jo vetëm nuk ndihmon në luftën kundër narkotrafikut dhe drogës në tërësi por sot e stimuloi dhe ndihmoi në mbarështimin e saj”.

“Ndërkohë që qindra oficerë janë thirrur me dhunë në kazermën mediatike të Edi Ramës, ngarkesa të reja droge bëhen gati, plantacione të tëra me bimë narkotike shtohen e ruhen me armë nga habilajt dhe shullazët e Tahirit, të cilët përpos që kanë vënë poshtë oficerët e policisë, për ta pasur edhe më të lehtë përdorin targën e tyre të preferuar AA003GB, saktësisht makinën e Ministrit të Brendshëm, kur nuk janë duke përdorur varkën e tij”, u shpreh Basha.

Në një kohë kur Rama iu referua gjatë konferencës të dhënave nga Guardia di Finanzia, Basha në deklaratën e tij citoi Departamentin Amerikan të Shtetit për t’iu përgjigjur akuzave të kryeministrit se ish-qeveria e djathtë ka qenë kokë e kombë e lidhur me krimin.

“Raportet vjetore të Departamentit Amerikan të shtetit të vitit 2009, 2010, 2011 e 2012 thonë se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër drogës dhe Shqipëria nuk është më vend tranzit i drogës”, tha Basha. “Policët e Shqipërisë kanë pasur, kanë dhe do të kenë mbështetjen totale të Lulzim Bashës, dje si Ministër i Brendshëm, sot si kryetar i opozitës dhe nesër si Kryeministër. Me vepra dhe jo më fjalë.”

Në fund, Basha komentoi edhe “fërkimin” mes ambasadorit amerikan dhe kryeministrit gjatë konferencës. “Theu dhe kodin e lashtë të shqiptarëve që thotë se miku nuk tallet dhe poshtërohet kur e fton në shtëpinë tënde. Sepse edhe ambasadorët ishin aty në krah të policisë, e nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë vulë e krimit, inkriminimit që Edi Rama i ka bërë shtetit, përdhosjes që Edi Rama i ka bërë Policisë së Shtetit”, u shpreh kreu i PD-së.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe