Basha: Rama u detyrua t’i thotë Jo
armëve kimike,t’i kërkojë falje SHBA

Basha: Rama u detyrua t’i thotë Jo<br />armëve kimike,t’i kërkojë falje SHBA
TIRANE- Pas përgjigjes së kryeministrit Rama për të mos pranuar lëndët kimike të Sirisë në Shqipëri, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, tha se kjo është një fitore e shoqërisë së lirë shqiptare, ndërsa tha se kryeministri Rama ishte i detyruar të bënte një zgjedhje të tillë nga protesta qytetare.

“Pak minuta më përpara i gjithë populli shqiptar i dha fund ankthit dhe alarmit shumëditor, duke e detyruar Ramën të bashkojë jo-në e tij të mekur, me jo-në e shqipatrëve. Kjo është fitore e madhe e shoqërisë së lirë shqipatre që mori në dorë fatin e saj, kur kryeministri tentoi të luajë. Një fitore që dekretoi fuqinë e saj sovrane, si çdo demokraci e lirë e kombeve të lira ku kemi zgjedhur dhe vendosur të marrë pjesë. PD ndjehet pjesë e gëzimit të ligjshëm, jo vetëm se ndaj kuptimin për vlerat e përgjejgëesisë dhe llogradhënies, por edhe pse ishte në krahun e tyre, dhe bëri detyrën si opozitë për të qenë përkrah tyre, duke depozituar kërkesën për referendum për armët kimike. Punën e madhe e bëri populli i bashkuar pa dallime politike. E bëri rinia si forcë, si shpresë, si ëndërr si aspirate eurpiane. U shpreh mirënjohjen, falenderimin dhe admirimin tim gjithë të rinjve, gjithë qytetarëve, për këtë”, tha Basha.

Në vijim të reagimit të tij, kreu i PD, sulmoi kryeministrin Rama, pasi sipas tij, “gënjeu protestuesit dhe aleatët”.

“Një problem u zgjidh, por një problem tjetër ka dalë për shqiptarët, ky është problemi Edi Rama. Ai u ofrua për çështjen e armëve kimike, por jo si kryeministër serioz që ka kontribuar për paqen e sigurinë në botë, jo si miku i mirë që kërkon të kontribuojë me mundësitë që ka vendi, por u ofrua si hileqar dhe për interesa për përfitime të veta. U ofrua si çifligar, duke mos kujtuar se Shqipëria nuk është çifligu dhe prona e tij. Nëse do e kishte menduar, do ishte treguar serioz me aleatët. Duhet të ishte konsultuar me presidentin, me aleantët, me opozitën, duke mos vënë në siklet aleatin e madh. Por nuk e bëri këtë. Shpresoi të fitonte kapitalin e madh politik që po humbet çdo ditë në Shqipëri.

Edi Rama gënjeu në fillim publikun se armët kimike ishin çështje e NATO-s, gënjeu protestuesit, dhe aleatët, SHBA.

Mbeti i pabesueshëm për pulbikun dhe partnerët tanë ndërkombëtare. Këtë nuk e fsheh dot as më jo-në e mekur as me akuzat ndaj opozitës”, vijoi Basha.

Sipas Bashës, kryeministri Rama është përgjegjës për situatën e krijuar dhe “duhet t’i kërkojë falje protestuesve dhe SHBA”, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i madh i shqiptarëve.

“Në vend që t'i kërkojë ndjesë shqiptarëve që u prishi gjakun, dhe aleatëve për sjelljen, ka kurajon të kundërshtojë opozitën.

Iu kundërshtua deputetëve socialistë që shprehën aryesn e tyre, analistëve, ekspërtëve, mediave të lira.

Edi Rama ka cënuar besimin e shqëipatrëve, dhe të aleatit SHBA. Ai është përgjegjësi për këtë situatë. SHBA janë aleati ynë i ngushtë, me të cilin kemi bashkëpunuar e do vijojmë. Aleatët tanë e njohin shumë mirë përkushtimin e shqipërisë nën drejtimin tonë. Ky bashkëpunim i sinqertë dhe serioz nuk është shprehur në asnjë moment nga intresa të njëansghme, por ka pasur interesa të ndërsjella. Busulla e PD ka qenë dhe është Shqipëria euroltantike dhe europiane.

Çdo spekullim në këtë aspekt pritet me keqardhje dhe përçmim nga ana jonë. Kryeminisitri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë”, theksoi kreu i PD.

Në mbyllje të deklaratës së tij, Basha tha se “PD do kërkojë transparencë për gjithë këtë histori, që u kushtoi netë të tëra në ankth qytetarëve shqiptarë. Fitorja e sotme është atribut i mbarë popullit dhe veçanërisht i të rinjve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë këtë betejë në çdo hapësirë institucionale dhe ligjore, dhe me ta dhe për ta do ta fitojmë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit